• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Të verifikohen shpenzimet e institucioneve “të pavarura”, po bëjnë qejf me paratë e shtetit

by Java News
19/11/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kërkon nga Ministria e Financave që të verifikojë shpenzimet e fondeve nga institucionet e pavarura. Xhafaj tha gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve se titullarët e institucioneve të pavarura ankohen për mungesa fondesh, por kur vjen puna janë gjithmonë nëpër udhëtime dhe bëjnë qejf me paratë e shtetit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka ngarkuar drejtoreshën e Buxhetit të Shtetit, Mimoza Dhëmbi, që të monitorojë mënyrën se si i harxhojnë paratë institucionet e pavarura dhe sa prej këtyre fondeve shkojnë për udhëtime jashtë vendit.

“A është ndonjë zë më vete në shpenzime se sa herë fluturojnë jashtë shtetit këta të institucioneve të pavarura? Se sa herë që i marr në telefon këta të institucioneve të pavarura, gjithmonë u them: ‘Ku je, më thonë jam jashtë shtetit’. Këta ngelën në avion. Nuk e kam me rastin konkret, por në përgjithësi. Edhe ata që ishin dje i pashë që ishin të kënaqur dhe u keni dhënë fonde mirë që të bëjnë qejf jashtë shtetit. Ndoshta duhet të shohim dhe në një kuadër monitorimi bashkë me ministrinë, duhet të bëjmë diçka si shpenzohen këto fonde gjatë vitit. A mund të na bëni një raport për vitin e kaluar, ta kemi dhe për në seancë. Këtej thonë s’ka bojë e s’ka letër, për udhëtime ka”, iu drejtua Xhafaj drejtoreshës së Buxhetit, e cila mori përsipër që të përgatisë një raport për shpenzimet e 10-­mujorit të vitit të kaluar.

Gjatë seancës së diskutimit të buxhetit, Avokati i Popullit, Igli Totozani, kërkoi 6.2 milionë lekë fonde për blerjen e dy fuoristradave, por përgjigjja e Fatmir Xhafajt ishte e hidhur: “Ju s’keni komisionerë, doni makina të reja”.

ma.me

Next Post
DOSJET E SIGURIMIT/OSBE: Keqardhje që Kuvendi ka bllokuar hapjen e dosjeve   

Dosjet, shpëtojnë deputetët, 26 kategoritë që verifikohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In