• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj pret delegacionin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane: Hetime të përbashkëta!

by Java News
10/10/2018 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE – Ministri Xhafaj priti në takim z. Peter Henzler, zv.President i BKA, (Zyrës Federale Kriminale) të Gjermanisë, i cili në vizitën 3 ditore në Tiranë shoqërohet nga zyrtarë të tjerë të lartë. Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, sidomos sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me projektet e asistencës ndaj Policisë Kriminale.

Ministri Xhafaj vlerësoi me mjaft interes vizitën e delegacionit të lartë të BKA-së gjermane. “Bashkëpunimi deri më sot, – tha Ministri Xhafaj, – ka qenë shumë i mirë dhe jemi shumë të interesuar që të thellohet e konsolidohet akoma më tej”. Ai falënderoi zv.Presidentin e BKA-së, z.Henzler për asistencën teknike e logjistike dhe veçanërisht për kontributin e ekspertëve gjermanë që janë prezentë dhe punojnë pranë së Policisë së Shtetit.

Ministri shprehu gjithashtu mirënjohjen për të gjitha projektet që po zhvillohen me ndihmën e Gjermanisë, sidomos në fushën policore. Z.Xhafaj e njohu z.Henzler me arritjet e derisotme të operacionit “Forca e Ligjit” dhe theksoi se ky operacion është konceptuar si një plan veprimi enkas, për luftën kundër krimit të organizuar.

Zv.Presidenti i BKA-së, z.Henzler vlerësoi planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe e cilësoi si një strategji që e kanë pak vende, në rajon apo më gjerë. Ai theksoi se zbatimi i këtij plani është një shans i mirë për të vijuar bashkëpunimin në fusha me interes si për Gjermaninë ashtu edhe për Shqipërinë.

“Ne, – theksoi Henzler, – duke iu referuar grupeve kriminale, të cilat veprojnë si në vendin tonë ashtu edhe në Gjermani, kemi një kundërshtar të përbashkët, ndaj edhe qasja jonë në luftën kundër tij duhet të jetë e përbashkët dhe e koordinuar”.

Në këtë kontekst, ai premtoi mbështetje të BKA në reformimin e Policisë Kriminale shqiptare dhe gjithashtu garantoi mbështetjen në realizimin e trajnimeve dhe kurseve afat shkurtra për trupën e Policisë.

Numri dy i BKA gjermane e cilësoi bashkëpunimin mes 2 policive, gjatë operacionit “Anti-skifter”, si një model që duhet të ndiqet dhe shtrihet më tej.

Ministri Xhafaj, parashtroi disa fusha konkrete asistence dhe bashkëpunimi, duke veçuar hetimet e përbashkëta dhe të njëkohshme. Ai u shpreh optimist për ndihmën e Gjermanisë, i bindur se bashkëpunim mes dy vendeve do të vijojë të jetë i frytshëm edhe në ardhmen.

Në vijim të qëndrimit në Tiranë, z.Henzler dhe ekipi i tij do të zhvillojë një vizitë në Task Forcën Qendrore dhe do të pritet në takim të veçantë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

a.ç

Next Post
Kërkime për naftë në ‘Bllokun 5’, hapet gara ndërkombëtare për zonën Vlorë-Sarandë

Kërkime për naftë në 'Bllokun 5', hapet gara ndërkombëtare për zonën Vlorë-Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

September 8, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Begaj mesazh politikës: Rrugëtimi evropian, projekt kombëtar! Proces që kërkon bashkëpunim nga të gjithë

September 8, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

September 8, 2026
Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com