• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Na duhen fonde nga BE-ja për kontrollin e plotë të kufijve!

by Java News
30/05/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Xhafaj bisedë me Ministrin e Brendshëm të Austrisë për çështjen e migrantëve nga vendet e treta. Në vijim të takimit të zhvilluar në Vjenë në fillimit të muajit, dhe të një bashkëpunimi mes dy ministrive, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati një telefonatë me Ministrin e Brendshëm të Austrisë, z. Herbert Kickl, me kërkesën e këtij të fundit.

Rritja e numrit të migrantëve nga vendet e treta, të cilët kalojnë përmes vendeve të Ballkanit drejt vendeve të BE-së, ishte fokusi kryesor i bisedës. Ministri Xhafaj duke vlerësuar këtë shqetësim, e njohu homologun austriak me masat e shtuara të Policisë së Shtetit, për menaxhimin dhe përballjen e kësaj situate, veçanërisht përgjatë vijës kufitare me Greqinë.

Pavarësisht masave të shtuara, vihet re një numër në rritje i migrantëve që depërtojnë përgjatë kufirit me shtetin grek. Një pjesë e tyre kërkojnë azil, një pjesë sistemohen në Qendrat e Përkohshme të Pritjes, por qëllimi i tyre final mbetet rrugëtimi në vendet e BE-së.

Ministri Xhafaj e informoi homologun Kickl se Shqipëria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të parandaluar këtë fenomen, megjithë burimet e pakta në dispozicion. Në këtë kontest, nënshkrimi sa më shpejt i marrëveshjes së dakordësuar tashmë me FRONTEX, do të ketë një ndikim të posaçëm.

Ministri Kickl, duke vlerësuar përpjekjet e palës shqiptare, e falënderoi ministrin Xhafaj për prezantimin e situatës dhe sugjeroi që këto çështje të jenë në rendin e ditës, në takimin rajonal që mbahet në Brdo të Sllovenisë, në fillim të qershorit.

Ai sugjeroi që të vijojnë takimet në nivel operacional, për një qasje të koordinuar mes shteteve për këtë situatë, veçanërisht sa i takon luftës kundër kontrabandistëve të personave, për të shmangur një situatë si ajo e vitit 2015. Nëse do të ndodhemi në një situatë të ngjashme, – u shpreh ai, – Qeveria austriake është e vendosur të mbrojë kufijtë e saj dhe të shteteve të tjera. Në këtë aspekt, Ministri austriak theksoi nevojën e veprimeve të mirë-koordinuara mes shteteve.

Ministri Xhafaj, nga ana e tij, ndau të njëjtin mendim me homologun dhe theksoi domosdoshmërinë për një takim të drejtuesve të kufirit të vendeve të rajonit, i cili të konkludonte në një plan operacional të përbashkët. Më pas, ai propozoi një takim të Ministrave të Ballkanit Perëndimor së bashku me Austrinë, Italinë dhe Slloveninë për të koordinuar politikisht përpjekjet në këtë drejtim.

Dy bashkëbiseduesit ri-diskutuan propozimin e palës shqiptare, për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor dhe Ndërkufitar, e cila do të trajtojë edhe këto çështje. Ministri Xhafaj kërkoi që BE-ja të konsiderojë një paketë financiare, të domosdoshme për të mbështetur menaxhimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Xhafaj i bëri me dije homologut të tij, se shumë shpejt do të paraqesë gjithë propozimet e palës shqiptare në një dokument të vetëm, gjë që u mirëprit nga z. Kickl. Ky i fundit, u shpreh në mbështetje të propozimeve të palës shqiptare për Qendrën Rajonale të Bashkëpunimit Policor. Ai sugjeroi që kjo të jetë temë e konferencës për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në shtator. Ministri Kickl theksoi se ajo mbetet një projekt i rëndësishëm i Presidencës austriake të BE-së, në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Sipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, kriza ka sjellë një farë tensioni, por ana pozitive e saj, janë përpjekjet e palës shqiptare për menaxhimin e kufijve, gjë për të cilën ai shprehu vlerësime.

Në fund të bisedës, ministri Xhafaj përsëriti ftesën për Ministrin austriak, për të vizituar Shqipërinë.

Next Post
Ja si ta kuptoni që keni rreth vetes një njeri të poshtër

Ja si ta kuptoni që keni rreth vetes një njeri të poshtër

Comments 2

  1. Fatos says:
    8 years ago

    Sa qejf e kam kte Xhafen eshte nder te vetmit qe punon aty ne qeveri edhe bravo i qoft se e mori ministrin grop dhe po e ben nje nga institucionet me te besuar.

    Reply
  2. Ai cuni says:
    8 years ago

    Me te miret e PS Xhafaj dhe lali Eri per mendimin tim. Jane te vetmit qe realisht punojn dhe e kane mar seriozisht punen e tyre.

    Reply

Leave a Reply to Fatos Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In