• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

by A R
19/01/2026 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka sulmuar mazhorancën gjatë Konferencës së Kryetarëve, duke e akuzuar për shkelje të hapur të të drejtave të opozitës dhe për kthimin e Kuvendit në një institucion pa rol real vendimmarrës.

Zhupa ironizoi deklaratat e mazhorancës se sesioni i kaluar parlamentar kishte qenë i suksesshëm dhe kishte garantuar hapësirë për opozitën. Sipas saj, shifrat e përmendura nga Taulant Balla, se opozita ka folur 48 orë dhe mazhoranca 40 orë, janë tregues se mazhoranca ka qenë e detyruar të heshtë. “Edi Rama ju trajtoi si kartona dhe ushtarë pa personalitet, duke ju urdhëruar vetëm të miratoni ligje”, u shpreh ajo.

Deputetja e PD theksoi se opozitës i është mohuar e drejta për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për mocione me debat dhe për interpelanca me kryeministrin. Ajo denoncoi gjithashtu projekt-kalendarin parlamentar, ku, sipas saj, asnjë projektligj i opozitës nuk ka datë shqyrtimi, shkruan A2 CNN.

Zhupa solli si shembull projektligjin e saj për rritjen e pagave të mësuesve dhe heqjen e 5 mijë lekëshit të kategorisë, i cili sipas saj mbahet në sirtar. “Nuk e fusni për ta rrëzuar, por as për ta miratuar, sepse nuk ju lejon qeveria”, deklaroi ajo, duke e cilësuar Kuvendin si një institucion të nënshtruar plotësisht ndaj vullnetit të kryeministrit Edi Rama.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

September 27, 2026
Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna -

Stuhia e fuqishme ‘paralizon’ verilindjen e SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York e New Jersey

September 27, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

September 27, 2026
Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 27, 2026
‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

September 27, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

E rëndë në Maliq: 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

September 27, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

September 27, 2026
Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com