• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

by A R
19/01/2026 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Artan Gjermeni, deklaroi për mediat pas shtyrjes për në 2 shkurt të seancës paraprake, se klienti i tij nuk është njohur ende me aktet e dosjes, për shkak të mungesës së një urdhërimi nga organi i procedurës.

Sipas Gjermenit, Veliaj ka të drejtë të njihet personalisht me aktet, qoftë fizikisht me dokumente të printuara apo përmes mjeteve elektronike, por asnjë nga këto mundësi nuk është bërë e realizueshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pa një autorizim të posaçëm.

“Të garantojmë një të drejtë proceduriale. I pandehuri të njihet personalisht me aktet në dosje, ose fizikisht me letër të printuar ose me akt elektronik. Asnjë nga këto mundësi nuk mundësohet, drejtoria e përgjithshme e burgjeve nuk e mundëson këtë pa një urdhërim të organit të procedurës.

Erion Veliaj atje ka qenë, atje është sot. Nuk ka mekanizëm tjetër,” u shpreh Gjermeni.

Ai sqaroi se gjatë seancës së sotme, gjykata fillimisht vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, duke e konsideruar mungesën e deklarimeve si mungesë vullneti nga ana e mbrojtjes. Më pas, pas pretendimeve të ngritura nga vetë Veliaj, gjykata e revokoi këtë vendim dhe i dha mundësinë avokates Valentina Teodoresku të takohet me të paraburgosurin në IEVP Durrës, mbi bazën e një autorizimi të lëshuar nga Gjykata e Posaçme.

“Në seancën e sotme, gjykata vendosi të mbyllte shqyrtimin gjyqësor, duke e konsideruar pretendimet e avokatëve, shtuar dhe ,mua, si mungesë vullneti për dhënin e deklarimeve. Më vonë mbi pretendimet e Erion Veliajt, revokoi atë vendim dhe i dha mundësinë që avokatja Teodoresku të takohet me IEVP Durrës mbi një autorizim të lëshuar nga gjykata e posaçme dhe pas kësaj të vazhdojë procedimin në datën e caktuar”, tha avokati.

Pas këtij takimi, procedimi do të vijojë në datën e caktuar nga gjykata. Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Next Post
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com