• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka: Ta kthejmë Lurën në burim krenarie për potencialin turistik

by A R
16/06/2018 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aspirata jonë për Lurën është që me të, mos të krenoheni vetëm ju dhe qarku i Dibrës, por e gjithë Shqipëria sepse ajo ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Kështu iu drejtua sot banorëve të Lurës ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë takimit për Projektin e zhvillimit të Lurës, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri Rama na ka bërë të gjithë bashkë këtu nga të gjitha institucionet që e kanë fushë përgjegjësisë jo vetëm investimin në turizëm dhe rivitalizimin e zonës , por në çdo fushë tjetër që vlen për të zhvilluar Lurën për t’i shtuar mirëqenien kësaj zone dhe për ta bërë burim krenarie për potencialin e jashtëzakonshëm turistik dhe agroturistik që ka kjo zonë”, – theksoi ajo.

Ministrja theksoi se Lura është një vend që për shkak atë rrugës shumë të keqe, distancës , izolimit vizitohet shumë rrallë, madje vizitohet rrallë edhe nga politkanët vetëm në raste fushate elektorale dhe të zgjedhjeve.

Por sot, vijoi ajo, nuk kemi ardhur as për fushatë as për zgjedhje, por kemi ardhur sepse kryeministri na ka bërë bashkë në një fushatë llogaridhënie në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në qendrat e bashkive dhe njësive administrative, por kudo ku banojnë qytetarë që ne u shërbejmë për të bërë një diskutim sy më sy e ballë për ballë me gjithësecilin për shqetësimet, nevojat për të bërë një vlerësim të punës së qeverisë në këtë mandat të dytë qeverisës.

Ministrja shtoi se kemi ardhur edhe për të folur për aspiratat për zonën dhe punët dhe investimet që do të bëjmë këtu në zonë.

Ministrja Xhaçka u shpreh se para takimit bisedova me shumë prej jush dhe jam e kënaqur të dëgjoj që kanë interes për të kthyer në Lurë nga ata që dikur për shkak të vështirësive u detyruan të shpërngulen në zona më të zhvilluara”.

“Sot falë vëmendjes që ka kjo zonë e mrekullueshme, falë edhe vëmendjes së qeverisë kjo zonë po rikthen një pjesë të atyre njerëzve që pati humbur në 20 vite me radhë”, nënvizoi Xhaçka duke shtuar se pa diskutim vëmendja jonë është për t’i kthyer Lurës atë që i takon.

Sipas saj, prioriteti i qeverisë është ti kthejë Lurës vëmendjen, atë që i takon.

“Aspirata jonë dhe juaja për Lurën është një investim i gjithanshëm duke filluar nga rruga e asfaltuar, tek rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm, tek kanalizimet e ujërave të zezë, deri tek mbështetja që do ti japim ekoturizimit, agroturizimit dhe atyre që janë vlera kryesore e kësaj zone siç janë bujaria, mikprtija mes bujitnave, ushqimit të jashtëzakonshëm etj”, tha Xhaçka.

“At Gjergj Fishta ka thënë se nëse do të shohësh dhe njohësh Shqipërinë patjetër duhet të shoshësh dhe njohësh Lurën dhe bukurinë e saj të mahnitshme”, tha Xhaçka.

Next Post
Arkitekti i teatrit të ri përzgjidhet për dokumentarin e Netflix

Arkitekti i teatrit të ri përzgjidhet për dokumentarin e Netflix

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

August 10, 2026

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

August 10, 2026
Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

August 10, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama ndan videon e Durrësit: Deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

August 10, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

August 10, 2026
Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

August 10, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës së sotme, shtrëngata të izoluara në jug

August 10, 2026
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com