• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

WIZZ AIR, një kompani jo dhe aq “low cost”, ja çmimet e fluturimeve

by S M
21/12/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania low cost hungareze, Wizz Air, e cila pritet të fillojë fluturimet me Tiranën në prill të vitit të ardhshëm, ka publikuar në faqen e saj të internetit tarifat e biletave për të udhëtuar drejt Budapestit dhe anasjelltas.

Në ditën e parë kur fillojnë fluturimet, 5 prill, bileta e vajtjes ditën e mërkurë kushton duke filluar nga 39.99 euro dhe e kthimit të së dielës, në 9 prill, 49.99 euro, pra në total rreth 90 euro. Fluturimet do të jenë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të diel.

Ky është çmimi promocional për javën e parë, ndërsa në javët e mëpasshme çmimi rritet, dhe kombinimet janë 59.99 euro vajtje dhe po aq kthimi (total rreth 120 euro), 49.99 euro dhe 59.99 euro (total 110 euro), 59.99 euro dhe 39.99 euro (total 100 euro), raporton Monitor.

Orari i nisjes nga Tirana në Budapest të mërkurën dhe të dielën është 17.15 dhe i kthimit nga Budapesti në Tiranë, të mërkurën dhe të dielën në orën 15.10.

Gjatë muajit maj një biletë vajtje ardhje kushton minimumi 100 euro dhe maksimumi 120 euro dhe pas qershorit, bileta kushton minimumi 110-120 euro (59.99 vajtje dhe mund të gjesh 49.99 euro ardhje). Por, nëse planifikon që tani për të udhëtuar në tetorin e vitit të ardhshëm, mund të gjesh biletë me 60 euro vajtje ardhje (29.99 euro një drejtim) në gjysmën e dytë të tetorit. Tetori është muaji i fundit kur Wizz ka planifikuar udhëtime me Tiranën.

Këto çmime janë pa bagazhe, që u shtohet dhe 21 euro për një rrugë (42 euro vajtje- ardhje si dhe nga 10 euro për një rrugë, nëse check-in bëhet në aeroport dhe jo online).

Nga Tirana është e mundur të pritet biletë direkt në faqen e internetit vetëm drejt Budapestit. Kush do të udhëtojë në Europë mund të tentojnë vetë kombinime, po me Wizz Air, duke përdorur Budapestin si tranzit, por kombinimi i orareve është i vështirë.

Nga Shkupi me Wizz Air, shumë destinacione dhe disa fish më të lira

Wizz Air vepron prej kohësh në aeroportin e Shkupit dhe ofron destinacione të shumta (Budapest, Barcelonë, Bazel, Berlin, Bratislavë, Kopenhagën, Dortmund, Hamburg, Londër, Milano, Paris, Stokholm, Venecia etj).

Po në prill, për të udhëtuar nga Shkupi në Budapest  një biletë vajtje ardhje (e mërkurë- e diel) kushton  rreth 54 euro (3298 dinarë). Në tetor mund të gjesh bileta vatje -ardhje edhe me 40 euro.

Edhe në Shkup, Wizz Air operon përgjithësisht të mërkurave dhe të dielave. Për në Milano, po në prill, mund të gjesh një bileta- vajtje ardhje për rreth 81 euro (rreth 5 mijë dinarë).

Për në Barcelonë, nisja në 27 mars dhe kthimi në 31 mars, mund të gjesh bileta vajtje-ardhje për vetëm 54 euro (3298 dinarë). Për në Stokholm mund të presësh bileta vajtje-ardhje për 91 euro, në Londër 110 euro, për në Frankfurt 80 euro.

Nga viti 2012 qeveria maqedonase jep subvencione për fluturimet e transportuesit hungarez me kosto të ulët “Wizz Air”. Kjo ka ngjallur pakënaqësinë e operatorëve të tjerë ajrorë, disa prej të cilëve kanë ndërprerë udhëtimet nga Shkupi. Pak kohë më parë, përfaqësuesi i kompanisë austriake “Austrian Airlines” e akuzoi qeverinë e Shkupit se po nxit konkurrencën jo të ndershme në transportin ajror.

Pas kompanive ajrore “Swiss” dhe “Czech airlines” (me linjat nga Gjeneva dhe Praga), fluturimet drejt Shkupit i ndërpreu së fundmi edhe “Alitalia”. Arsyeja e këtyre largimeve ka të bëjë me shitjen e ulët të biletave tej parashikimeve. Kompania “Alitalia” para dy vjet e gjysmë nisi linjën e parë të rregullt ndërmjet dy kryeqyteteve. Me ndërprerjen e kësaj linje, Shkupi mbetet i lidhur me Italinë vetëm me Milanon dhe Venecian.

Komisioni Evropian konfirmoi se në fillim të vitit ka nisur hetimet lidhur me politikën e subvencionimit.

Share this:

Next Post
Dollari fiton terren, euro në minimum që nga 2010

Euro arrin nivele minimale rekord në këmbimet ndaj lekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In