Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se mbrojtësi Laurent Koscielny është i prekur nga sulmi i ISIS-it në Paris dhe ai nuk do ta aktivizojë në duelin kundër ËBA-së, në fundjavë.
Lojtari francez nuk luajti në miqësoren ndaj Anglisë të martën, vetëm katër ditë pas sulmeve në Paris.
Andaj, Wenger ka thënë se nuk do ta vë nën presion për të luajtur në Premierligë në fundjavë.
“Nuk do ta aktivizoj, ju duhet t’i besoni futbollistit”, deklaroi Wenger në konferencë për shtyp.
Në fotot e shpërndara futbollisti duket tejet i prekur nga ngjarjet terroriste të Parisit, çka e ka bërë lojtarin e “gjelave” të mos përballojë dot një ndeshje nga emocionet.










