Liberia sot e ka rikonfirmuar njohjen për Kosovën, duke hedhur poshtë edhe një herë shtetin e Serbisë dhe politikën atje se ky shtet e ka tërhequr njohjen.
Përmes një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Liberisë rikonfirmohet vendimi i 30 majit të vitit 2008 për njohjen e shtetit tonë. “Kjo është komunikata zyrtare e Shtetit të Liberisë.
E falënderoj Presidentin George Weah, shtetin dhe popullin liberian. Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen”, ka shkruar shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.
E presidenti Weah është ish-sulmuesi i AC Milanit, ylli i kësaj skuadre, George Weah, shkruan Lajmi.net. Weah ka luajtur për disa skuadra evropiane para se të bëhet yll në Milan.
Ai karrierën në Evropë e ka nisur në Monaco ku ka luajtur nga viti 1988 deri në vitin 1992. Më pas ishte transferuar në PSG ku luajti deri në vitin 1995 ku më pas u transferua në Milan, përgatiti Koha. (b.an)










