• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rrethimi i Shkodrës’, zbulohet dorëshkrimi i hershëm i shkruar nga Barleti

by Java News
22/06/2018 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesja njohur italiane Luccia Nadin, ka prezantuar në Tiranë për herë të parë për publikun shqiptar një dorëshkrimin të panjohur të Marin Barletit, autorit të “Historisë së Skënderbeut”, dhe “Rrethimit të Shkodrës” pas viteve 1500. Hipotezat e saj janë se ky dorëshkrimi është një kopje e hershme e Librit “Rrethimi i Shkodrës, i shkruar nga Marin Barleti dhe u botua për herë të parë në Venedik në vitin 1504-1505.

Dorëshkrimi më i hershëm i zbuluar nga Nadin në Bibliotekën Kombëtare të Parisit daton në vitet 1501-1502 . Prezantimi i këtij libri u bë në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij nga studiuesja Lucia Nadin dhe Aurel Plasari.

“Ishte një kërkim i gjatë, derisa ndesha në këtë libër. Unë kisha kërkuar botimet e Barletit dhe deri në këtë kohë kisha hasur të gjitha botimet që ishin nga viti 1504 deri në 1510-n nga Benettino Vitali. Gjetja e këtij dorëshkrimi është një dritare e panjohur. Ky dorëshkrim kërkon studime e analiza më të thelluara. Dorëshkrimi ka shënime të ndryshme, por duhet bërë analiza, nëse është dorëshkrim apo një libër më i hershëm i botuar. Aty vihen re disa të dhëna të ndryshme nga varianti i botuar i “Rrethimit të Shkodrës”. Për shembull vihet re se versioni i parë i botimit tek paragrafi i “Rrethimit të Krujës” ka ndryshuar dhe vjen më i përpunuar. Ky version është interesant sepse sjell një përpunim të gjuhës dhe të të dhënave. Teksti në çon edhe në krahasimin e veprës së Marin Barletit me atë të Marin Biçikemit. Por duhet pasur parasysh se këta autorë kanë një ndryshim të madh, ndërsa Barleti shkruan për historinë dhe ngjarjet e rëndësishme, Biçikemi shkruan më shumë për historinë e familjes dhe fisit të tij”, u shpreh Lucia Nadin.

Për studiuesen italiane Nadin kjo është një ngjarje e rrallë për kulturën tonë, pasi është një dorëshkrim i veçantë që përmbys disa të dhëna historike.

“Ky dorëshkrim na lë të kuptojmë se Barleti zotëron të dhëna që i përkasin fundit të 1400-s dhe kjo na lë të kuptojmë se ai ka shfrytëzuar në historiografinë e tij dokumente edhe më të hershme që i afrohen më tepër shumë periudhës kur jetoi Skënderbeu”, deklaroi Lucia Nadin.

Edhe studiuesi Aurel Plasari ka vlerësuar rëndësinë dhe diferencën e dy botimeve për të njëjtën ngjarje historike.

Varianti i botuar i “Rrethimi i Shkodrës” çmohet si vepra e parë e letërsisë historiografike shqiptare, Gjetja e një dorëshkrimi më të hershëm në Francë, që i ishte bërë dhuratë Kardrinalit Mazarini me origjinë italiane dhe mik i familjes së madhe Durrazo, ccel siparin e kërkimit të shkrimeve më të hershme rreth historisë së Skënderbeut. Profesoresha italiane Lucia Nadin, është shumë e njohur në Shqipëri për kontributin e saj në fushën e kërkimeve historike mbi marrëdhëniet midis Republikës Venedikase dhe Shqipërisë.

ma.me

Next Post
Yjet e Argjentinës në një zë: Shkarkoni Sampaolin

Yjet e Argjentinës në një zë: Shkarkoni Sampaolin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com