• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

by Ylli Pata
20/03/2026 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Parlamenti Europian ka arritur një interes të rëndësishëm nga grupet parlamentare në lidhje me rapotortin për Shipërinë. Deri në afatin final janë dorëzuar rreth 305 amendamente për t’i bashkëngjitur dokumentet final që do të miratojë Parlamenti i Strasburgut.

Amendamentet, në një pakicë të tyre janë hartuar nga një grup që e njohin mirë Shqipërinë dhe kanë akses në zhvillimet, siç është kreu i komisionit të Jashtëm, David McAlister.

Këto amendamente janë më të fokusuara, më të përgjithësuara, e sipas të gjitha gjasave do të jenë shumica e tyre që do të futen në raportin final.

Ndërkaq, dy grupet politike më të mëdha PPE dhe PSE kanë propozuar amendamente, që duken hapur që janë kryesisht partizane dhe të shtyrë nga politika e Tiranës.

Këto amendamente, duket janë shtyrë jo nga kupolat e grupeve më të mëdha parlamentare, por kryesisht nga eurodeputetë të veçantë, influence me të cilët vjen si pasojë e lobimit të politikës së Tiranës.

Gjasat janë që asnjë apo shumë pak nga këto amendamente të tilla partizane të futen në raportin pëfundimtar. i cili do të vijë në një draft të hartuar nga relatori dhe krerët e grupeve përkatëse, në bashkëpunim edhe me Komisionin Euopian.

Gjithsesi, në ditët e ardhshme do të jemi më të qartë për detajet përfundimtae të draftit që do të miratohet me votat e eurodeputetëve.

Por thelbi është që pikërisht përgatitja e këtij raporti, është shfrytëzuar si një armë politike nga opozita e Sali Berishës për të arritur ta kthejnë në një atu politike. Përveç deputetëve të PD-së që kanë eksperiencë me sallonet e Brukselit e Strasburgut, vetë Sali Berisha u nis për të drejtuar këtë mision lobimi. i cili duket mjaft frustrues si për të nxjerrë dhjamë nga pleshti. Në praktikë për të prodhuar një kauzë politike që të shtyhet situata deri në rizgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i PD-së.

Në fund të vitit të shkuar u prodhua teza e Ramaduros, me iluzionin se Donald Trump do ta rrëmbejë kreun e qeverisë shqiptare. Me rënien e kësaj teze, u hodh ajo e radhës; do të bllokohet integrimi në BE.

Kjo ndodhi një vit pasi Sali Berisha, për të marrë vëmendjen e Trump-it i bënte helaq të gjithë krerët e BE-së, kryesisht ato që ishin të përfshirë me çështjet e Ballkanit, e përkatësisht edhe të Shqipërisë. Ka disa deklarata të ndryshme dhe në ser iku emër dhe mbiemër sulmohen këto politikanë e zyrtarë europianë. Madje për çështjen e integrimit BE nuk kishte asnjë diskurs, ngaqë e shikonte si humbje kohe, ngaqë ishin paguar një djallë e gjysmë përtej oqeanit. Kur u pa që nga Amerika jo vetëm nuk u arrit gjë, por doli edhe më keq, sidomos kur në Tiranë “mbiu” jo vetëm e bija e Donald Trumpit, por edhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm të rrethit të afërt të kreut të Shtëpisë së Bardhë, u rimor teza e Europës.

Natyrisht jo me ide e diskurs, po kryesisht me shtyrje e lobime, apo narrativë, që meqë Trump nuk e rrëmbeu Edi Ramën, tani do e rrëzojë Europa. Deri në ditën kur të shpallë luftën finale, kjo punë është…

Next Post
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Comments 1

  1. Bruno says:
    7 months ago

    Jo nuke ka arsye,ta rrezoje europa Shqiperin,vendi jone ka arritje,te jashtezakoneshme.Ne vecanti grupet kriminale,korrupsioni i dalur jashte kontrollit ne te gjtha sferat,pastrimi i parve.Ne drejtimet tjera,marrim spitalet,ilacet e skaduara,akoma vazhdojme te pime uje me kazana,qe kane krimba e bubajka.Kto jane disa nga arritjet qe permenda me siper,shqiptaret u detyruan te braktin vendin per te kerkuar,nji jete me te mire,e sa e sa arritje tjera qe na cojne drejte be,i nderua Ylli Pata.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

October 7, 2026
Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

October 7, 2026
Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

October 7, 2026
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

October 7, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

October 7, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

October 7, 2026
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

October 7, 2026
Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

October 7, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

“Bëri autostop dhe m’u prezantua si Berti”- Ish-kryepolici Shpataraku mohon se e njihte Ergys Agasin, zbulohet dëshmia! Hyri në kompleksin e vilave në Durrës

October 7, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

BE kërkon miratimin e projektligjit, kriptoasetet në dorë të deputetëve! Drafti i Qeverisë mbërrin në Kuvend për diskutim

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com