• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Wang Yi : Kina koherente ne politikat e saj 

by Ardit Rada
07/03/2021 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi  në një konferencë shtypi në kuadrin e sesionit vjetor të parlamentit,  nënvizoi disa  nga drejtimet e sotme te politikes se vendit te tij ne maredheniet e brendshme ,por edhe ato ndërkombëtare.

Lidhur me marrëdhëniet Kinë-Europë, kryediplomati kinez theksoi se ato nuk drejtohen kundër ndonjë pale të tretë dhe se Kina nuk ka si qëllim të krijojë përçarje në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Vitin e kaluar liderët kinezë dhe europianë kanë zhvilluar tre takime virtuale, duke ruajtur kontakte të ngushta dhe duke shtuar besimin e ndërsjellë në luftën antipandemike. Dy palët kanë miratuar dhe vënë në zbatim Marrëveshjen e Treguesve Gjeografikë dhe kanë përfunduar sipas planit negociatat për çështjen e investimeve.

Sipas tij, qytetërimet kineze dhe europiane mund të zhvillojnë dialog dhe nuk janë rivalë sistemikë. Kina do të vijojë të mbështesë procesin e integrimit europian, unitetin e BE-së dhe luajtjen e një roli më të madh të Brukselit në çështjet ndërkombëtare.

“ Kina dëshiron të shohë që BE-ja të vazhdojë të forcojë autonominë e vet strategjike, të mbështesë konceptin e multilateralizmit dhe të përkushtohet për koordinimin dhe bashkëpunimin midis fuqive të mëdha.”- theksoi ai

Për marrëdhëniet me ShBA-në, kreu i diplomacisë kineze shprehu gatshmërinë e vendit të tij për bashkëpunim.

Wang Yi theksoi se, si dy ekonomitë më të mëdha në botë, është e natyrshme që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të kenë konkurrencë, por çelësi është konkurrimi në një bazë të barabartë, gjë që, sipas tij, jo vetëm forcon veten, por gjithashtu ndriçon palën tjetër.

Në konferencën e shtypit, Wang Yi vuri në dukje se parimi i “Një Kine” është vija e kuqe që nuk duhet të shkelet në marrëdhëniet Kinë-ShBA, duke theksuar se qeveria kineze kurrë nuk do të bëjë lëshim mbi çështjen e Tajvanit.

Për sa i përket luftës globale antiepidemike, Kina do të vazhdojë të punojë me vendet e tjera në përpjekjet e pareshtura për të mposhtur plotësisht pandeminë e COVID-19, tha Wang.

Deri tani, Kina ka zhvilluar bashkëpunim për studimin dhe prodhimin e vaksinave me më shumë se 10 vende, me pjesëmarrjen e më shumë se 100 mijë vullnetarëve nga mbi 100 vende. 17 vakina kineze kanë hyrë në fazën klinike, ndërsa mbi 60 vende të botës kanë miratuar përdorimin e vaksinave kineze. Kina është bërë pjesëmarrëse e COVAX-it, duke dhuruar 10 milionë vaksina në kontingjentin e parë të ndihmës për përdorim emergjent në vendet në zhvillim. Sipas ministrit, Kina po u dhuron vaksina 69 vendeve në zhvillim, duke eksportuar vaksina në 43 vende të tjera. Lidhur me çështjen e Hong-Kongut, Wang Yi theksoi në konferencën e shtypit se përmirësimi i sistemit zgjedhor të Hong-Kongut dhe zbatimi i parimit të “Qeverisjes së Hong-Kongut nepermjet stabilitetit është kushtetues, i ligjshëm, i drejtë dhe i arsyeshëm.

Numri një i diplomacisë kineze hodhi poshtë edhe shpifjet e mediave perëndimore që Kina po zbaton politikë gjenocidi në Xinjiang. Ai ftoi më shumë banorë të vendeve të ndryshme ta vizitojnë këtë rajon autonom të Kinës për të parë nga afër realitetin.

Next Post
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’

Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com