Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Kosovën të dielën, më 3 prill. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
“Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, sidomos ata në Kosovë. Kryeministri të dielën, më prill 3 do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën,” -tha Gjuriç për RTS.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë po ashtu ka deklaruar se kjo vizitë është një mbështetje e fortë për serbët në Kosovë siç tha ai “në një kohë të vështirë dhe të paqëndrueshme”.
Klan Kosova