• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vuçiç premton para për Srebrenicën

by Java News
12/11/2015 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri serb mori pjesë në forumin dyditor në qytetin boshnjak të Srebrenicës dhe ofroi para për rizhvillimin e qytetit, vendin e një masakre në vitin 1995. Aleksandër Vuçiq ka vizituar Srebrenicën për herë të dytë këtë vit pas përkujtimores së 20 vjetorit të masakrave të serbëve të Bosnjës ndaj boshnjakëve që ndodhën në korrik të vitit 1995. Para takimit, kryeministri serb, së bashku me anëtarin boshnjak të presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviç, vizitoi qendrën përkujtimore për viktimat në Potoçari, ku vendosi një kurorë me lule për të nderuar 8,372 viktimat e vrara nga trupat e komandantit serb të Bosnjës, gjeneralit Ratko Mlladiç. Në fjalimin e tij në forum, Vuçiç premtoi rreth 5 milionë euro për të kontribuar në zhvillimin e komunës së Srebrenicës.

“Serbia tani dëshiron të shikojë drejt të ardhmes”, tha Vuçiç. “Ne serbët duam të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me boshnjakët. Duam të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët ku do të jetojmë në paqe për 100 vjetët e ardhshme”, tha ai. Sipas Vuçiçit, 2 milionë euro do t’i paguhen drejtpërdrejt komunës së Srebrenicës që të hënën. Pjesa tjetër do të përdoret për zbatimin e projekteve ekonomike dhe zhvilluese, të cilat do të kryen nga kompani nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Qamil Durakoviç, kryetari i komunës së Srebrenicës, tha se ishte “vërtet i kënaqur” me premtimet e bëra nga qeveria serbe.

“Ne nuk e prisnim një shumë të tillë parash. Për ne kjo nënkupton shumë. Mund të themi që tani se ky forum biznesi ishte një sukses për qytetin. Nesër, sipërmarrësit që janë këtu do të mund të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë planet e tyre të biznesit. Jam vërtet shumë i lumtur”, tha ai. Në konferencë morën pjesë gjithashtu edhe kryeministri boshnjak, Denis Zvizdiç, Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik dhe kryeministri i entitetit serb të Bosnjës, Zeljka Cvijanoviç.

Next Post

KUVEND / Berisha akuza familjarëve; Leskaj: Krenare për fëmijët e mi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In