• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç për mbledhjen e Brukselit: Kosovaret dhe ne përsërisnim si papagaj

by Java News
03/02/2017 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Përsërisin si papagaj, çdo pesë minuta, Kosova është e pavarur. Toma pastaj thotë se Kosova është Serbi, ata atëherë shtojnë se Kosova është e pavarur, pastaj ne themi se Kosova është Serbi”, ka thënë Aleksandar Vuçiç duke i ankuar se pala shqiptare e ka përkrahjen e Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka ftuar BE-në të thotë nëse e flet të vërtetën për bisedimet në Bruksel dhe ka theksuar se Serbisë më së paku i konvenon ngritja e tensioneve përreth Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjen e portalit B92 nëse në tryezë ka qenë njohja e Kosovës, ka thënë se në Bruksel “rregullat po ndërrojnë çdo 15 minuta” dhe “se pala shqiptare ka përkrahjen e BE-së”.

“Kjo është si kur të luani ndeshje basketbolli në të cilën në çerekun e parë vlejnë rregullat e tri sekondave në reket, në të dytin vlejnë hapat e në të tretin nuk ka as penalti”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se para takimit me kryetarin e kryeministrin kosovar, ka marrë temat e bisedës, se ato i ka të ruajtura, dhe se temat, kur filloi takimi, u ndërruan.

“Dy kanë mbetur. Ne nisëm të bisedojmë për temat, por me argumente nuk mund të fitoni. Asociacioni i Komunave serbe po ngelet qe katër vjet, e ai është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit, më e rëndësishmja e nënshkruar me shqiptarët. Për këto katër vjet askush nuk po shqetësohet. Na është thënë mjaft, nuk ka biseda për AKS. E ju në atë moment ndaleni dhe e shikoni qiellin e ata thonë, ejani ta zgjidhim çështjen e urës”, thotë Vuçiç.

Ai ka shtua se Prishtina akuzon dhe fyen serbët gjatë negociatave, “shkel atë që është arritur para 15 minutash”, si dhe “ndonjëherë i duhet të luajë me rregulla të huaja “.

“Ata nuk duan kurrfarë marrëveshjeje. Thonë e gjitha është propagandë serbe. Kur ua japim atë që e kërkojnë, ata thonë, kjo nuk vlen. Vetëm le të thonë çfarë kam gënjyer, unë nuk do të jem më ai që jam sot. Nuk jam i marrë, kjo Serbisë më së paku i konvenon, ekonomia po ecën drejt të mirës, dhe është e qartë se dikujt kjo i pëlqen”, ka thënë Vuçiç. Edhe pse nuk ka thënë se në kë mendon, ai ka shtuar se “disa kanë probleme” dhe se ato iu duhen”.

Ai ka theksuar se rrjedha e bisedave në Bruksel kryesisht po “sillet në qark”. “Përsërisin si papagaj, çdo pesë minuta, Kosova është e pavarur. Toma pastaj thotë se Kosova është Serbi, ata atëherë shtojnë se Kosova është e pavarur, pastaj ne themi se Kosova është Serbi… Biseda ka pasur të bëjë me urën, edhe pse çdo gjë ka qenë në marrëveshjen e 8 dhjetorit. Dhunuesit nga Prishtina duan me dhunë të bëjnë diçka”, ka theksuar Vuçiç .

Kryeministri serb përsëriti se për katër vjet nuk është bërë asgjë për AKS-në dhe se aty “askush nuk ka panik”.

“Asgjë nuk ka, dhe as që e çajnë kokën. Nuk duhet nesër, nuk duhet ndonjëherë. Nëse atyre nuk iu pëlqen, duhet bërë diçka urgjentisht. Natyrisht, kur është pastaj provokator? Serbia. Rreth shtëpive tuaja ngrihen mure katër metra të lartë, hej. E po ju pengon muri 40 centimetra? Po na bëni kudo budallenj. Kjo shfrytëzohet si shkas për provokim incidentesh “, ka përfunduar Vuçiç. (b.an)

Next Post
Fatos Kongoli: Agolli ishte një njeri i rrallë, po kështu edhe vepra e tij

Fatos Kongoli: Agolli ishte një njeri i rrallë, po kështu edhe vepra e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In