• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vritini, vritini”/ Ngjela bën deklaratën e fortë: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar, pamjet me automatik në dorë janë në Kaliforni

by B K
21/01/2025 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha është urdhërues i vrasjeve të 4 protestuesve më 21 janar 2011. Kështu shprehet avokati Spartak Ngjela i ftuar në report Tv, teksa komenton 14-vjetorin e kësaj ngjarje të rëndë që u mori jetën protestuesve të pafajshëm. Sipas tij, drejtësia ka çaluar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, por thekson se pamjet e serverëve të kryeministrisë nuk janë fshehur përfundimisht.

“Rama e kishte konceptuar saktë, e kishte organizuar mendimin sikur të ishte në gjyq. E kishte kthyer në gjyq social atë retorikën. Dhe kishte të drejtë, nuk e di pse ka çaluar drejtësia, por unë kam parë incizimet. Se këta kujtojnë se i kanë shuar, por serveri nuk shuhet. Fshihet për njeriun e zakonshëm, jo teknikën e lartë”, tha Ngjela.

Në emisionin ‘Frotnline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço, Ngjela pretendon se pamjet e kamerave të Kryeministrisë që kanë filmuar vrasjet e 21 janarit, janë të ruajtura në Kaliforni.

“Këta kujtojnë se janë shuar regjistrimet. Nuk shuhen kurrë ato. Po ti kesh brenda sistemit amerikan nuk shuhen kurrë. Të gjitha depozitohen në Kaliforni, edhe sikur ti shuash ti këtej. Është njësoj si valët e radios, që diku incizohen. Janë këto të Saliut, por kishte humbur ekuilibrin, se ishte e egër ajo si revoltë. Por fajin e kishte vetë, nuk diti të bënte politikë të një sensi human, e dyta ishin konfliktet e tyre që kaluan deri atje dhe u vranë njerëz”, thekson ai.

Madje, Ngjela pretendon se në këto pamje shfaqet edhe Sali Berisha me automatik në dorë dhe jep urdhër ‘vritni’. Por, më pas thekson se armën ia kanë marrë, ndërsa sipas tij me këtë ngjarje ish-kryeministri rrezikon edhe të arrestohet.

Ngjela: Unë e kam deklaruar, ma thana atë të gjithën. Saliu me automatik në dorë, u jepte urdhër, ‘vritini’, ‘vritini’, Ky mori automatikun, ia hoqën nga dora ata.

Ju thoni që ka qenë një urdhër i drejtpërdrejtë i Berishës për të qëlluar?

Ngjela: Po, po. Del me zë.

Çfarë rrezikon Berisha ligjërisht?

Ngjela: Arrestohet.

Moszbardhja e plotë e 21 janarin, për Ngjelën është krizë e drejtësisë shqiptare.

“Ata që i kanë provat më kanë thënë që është e provuar. Ia kanë dhënë SPAK apo jo nuk e di. Unë e kam në mënyrë individuale me kolegë të mi ndërkombëtare, ma kanë thënë që të nesërmen, që ekziston e gjitha, del edhe urdhri i Saliut. Atje ndodhi diçka që del nga profesioni. Ata u goditën në momentet kur po iknin, nuk janë në revoltë. Pse i vranë atëherë kur po iknin, sepse ndryshe do ti kishin shqyer kur ishte turma atje. Pse e bënë? Për hakmarrje ose për të thënë që boll me kaq. E bënë për një mbrojtje të mëvonshme, por ajo ka ndodhur dhe gjithë kriza nuk është tek vrasësi e tek urdhëruesi, por tek pushteti gjyqësor. Është krizë e drejtësisë shqiptare, kriza e një drejtësie me vrasje të tilla që marrin karakter të lartë politik është fakt historik i hidhur për çdo shtet, qeveri dhe çdo komb”, vijon Ngjela.

Next Post
Thellohet bilanci i viktimave nga zjarri në resortin e skive në Turqi, nëntë të arrestuar, mes tyre pronari i…

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarri në resortin e skive në Turqi, nëntë të arrestuar, mes tyre pronari i…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në garën për zinxhirët europianë të furnizimit

Shqipëria në garën për zinxhirët europianë të furnizimit

June 27, 2026
Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

June 27, 2026
Hakmerren SHBA-të, sulm ndaj depove të raketave dhe dronëve iranianë në Hormuz

Hakmerren SHBA-të, sulm ndaj depove të raketave dhe dronëve iranianë në Hormuz

June 27, 2026
Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In