Gazetari sirian Vasim al Nukari është vrarë derisa po raportonte për një aksion të ushtrisë kundër militantëve të ISIS-it, ka bërë të ditur agjencia SANA.
Në njoftim thuhet se gazetari 38 vjeçar është vrarë në lindje të krahinës Homs.
Al Nukari ka punuar në televizionin sirian disa vjet, ndërsa jo shumë moti ka filluar të punojë si reporter i luftës për forcat e armatosura, transmeton AP.
Kryeministri i Sirisë Vael al Halki ka deklaruar se gazetarët janë partnerët e vërtetë të ushtrisë kundër forcave terroriste.
Operacioni ushtarak kundër militantëve të ISIS-it është duke vazhduar në Mahin dhe Havarin në krahinën Homs.