• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau policin 28 vjeçar, mbyllen hetimet për Azgan Mërnicën! (Dinamika e ngjarjes)

by A R
28/03/2025 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë përfunduar hetimet për 23 vjeçarin Azgan Mërnica, i cili vrau me armë zjarri policin Novruz Cenalia, në Maj të vitit të shkuar. Prokuroria e Fierit e akuzon të riun për veprat penale “vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit” , “armëmbajtje pa leje” dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

“Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, u provua se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij”, njofton Prokuroria.

Më tej sqaron se konflikti mes viktimës (vetëm 28 vjeç) dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa i jepte makinës, është futur në kthesë me shpejtësi pa e kontrolluar rrugën. Polici i ka tërhequr vëmendjen për këtë veprim, ndërsa Mërnica ka zbritur nga makina me çantën ku kishte futur armën. E ka qëlluar në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit”, përfundon Prokuroria.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 Maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Efektivi Cenalia kishte 3 vjet që mbante atë detyrë dhe ishte pjesë e repartit “Shqiponja”. Autori i krimit u vetëdorëzua pas 48 orësh në arrati, pas negociatave të policisë me familjarë të tij.

Next Post
Reagon Veliaj: Mbi 110 mijë përfitues të Kartës së Studentit nga 2019-a

Reagon Veliaj: Mbi 110 mijë përfitues të Kartës së Studentit nga 2019-a

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In