• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

by A. Q
02/10/2026 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër avokatë, Arben Peçi, Dorian Matlija, Gjon Kodra dhe Eduart Qehaja, kanë kundërshtuar në rrugë ligjore gjobat e vendosura ndaj tyre nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas mungesës së tyre në seanca gjyqësore.

Mungesat kanë ndodhur për shkak të bojkotit nga avokatët, për shkak të rregullores censuruese në GJKKO.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë kishte vendosur bojkot pa afat të seancave në GJKKO dhe më pas edhe masave të sigurisë, pas debatit për rregulloren, e cila ndër të tjera kufizon futjen e telefonave celularë në sallat e gjyqit.

Në këtë situatë, disa seanca kanë dështuar , ndërsa ndaj avokatëve që kanë mungur janë marrë masa me gjobë, nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja. Dorian Matlija ka qenë ndër avokatët që e ka kundërshtuar publikisht mënyrën e zbatimit të rregullores.

Avokatët kundërshtojnë masat dhe kërkojnë ‘revokimin e gjobës’ duke i lidhur mungesat e tyre me qëndrimin kolektiv të avokatisë ndaj rregullores së re.

Për gati një muaj në Gjykatën e shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është zhvilluar asnjë gjyq. Pas gushtit të pushimeve, vetëm javën e parë të muajit u zhvilluan disa seanca gjyqësore, ndërsa që prej 9 shtatorit, kur avokatët nisën bojkotin kundër rregullores censuruese të GJKKO, kanë dështuar të gjitha proceset, përfshi edhe ato ndaj emrave ‘vip’ të politikës dhe krimit të organizuar.

E fundit ajo e kësaj të marte ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Gjyqtarja Elsa Ulliri jo vetëm që gjobiti avokatët me nga 10 mijë lekë të reja për shkak të mungesës por edhe pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn, i vetmi me masë sigurie arrest me burg nga dosja e tij, informon “A2”.

Pra, pasoja e zbatimit të një rregulloreje po bien mbi të pandehurit, jo vetëm me zvarritjen e proceseve ndaj tyre por edhe me rëndë, si në rastin e Veliajt apo Metës me pezullim të afateve të paraburgimit. Të arrestuarit penalizohen edhe me mosshqyrtim të kërkesave të tyre për rishikim të masave të sigurisë.

Next Post
Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, Hamza i shkon Kurtit në Qeveri për takim!

Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, Hamza i shkon Kurtit në Qeveri për takim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In