• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrau hasmit e Çapjave/ Greqia vendos ekstradimin e Olsi Lekut. Vajza e familjes Beqiri dëshmon në GJKKO

by Java News
17/02/2022 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia ka vendosur për të ekstraduar drejt Shqipërisë, vrasësin me pagesë Olsi Leku, i cili njihet si anëtarë i grupit të Çapjave në Elbasan. Burime për ABC, bëjnë të ditur se në të njëjtën kohë, në GJKKO është zhvilluar një tjetër seancë, për grupin e strukturuar kriminal të Çapjave.

Ditën e sotme ka dëshmuar në GJKKO vajza e Nezir Beqirit i cili u vra bashkë me të birin e tij Gentian Beqiri, në gusht të vitit 2012. Mësohet se vajza e familjes Beqiri është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për të dëshmuar në sallën e gjyqit.

Një burim i tha ABC, se Olsian Leku, pritet t’i ofrohet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi ka dyshime të forta se ai është i përfshirë edhe në shumë ngjarje të tjera kriminale në Elbasan, kjo për llogari të grupit të Çapjave.

Olsi Leku i arrestuar në Athinë për shkak të kërkesës së Interpol Tiranës, pasi është i dyshuar për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqirit në gusht të 2012, dyshohet të jetë edhe autori i ekzekutimit të vëllait të ish Agjentit të Policisë Roland Rexhepi, biznesmenit dhe presidentit të një firme private rojesh, të ekzekutuarit Ilir Rexhepi vrasje e ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit buzë një lokalit që viktima Ilir Rexhepi sapo e kishte lënë.

Siç mëson ekskluzivisht Abc News, Olsi Leku dyshohet të jetë autori i këtij ekzekutimi nisur nga karakteristikat që disponon policia e Elbasanit nga kqyerja e Kamerave të sigurisë në atë zonë.

Siç mësohet në datë 30 Dhjetor 2011, Ilir Rexhepi sapo është ngjitur në mjetit tip Benz me ngjyrë gri në afërsi të derës së parme të pasagjerit i është afruar një person i cili e ka qëlluar atë me gati 11 plumba nga një armë e modifikuar,Rexhepi edhe pse është përshkuar disa herë nga plumbat ka mundur të nxjerrë nga kroskoti i makinës një armë tip pistoletë me të cilën ka mundur të qëlloj vetëm një herë ndaj ekzekutorit i cili ka mundur të largohet edhe pse i plagosur.

Burime për Abc News bëjnë me dije se autori ka mundur të ecë disa metra derisa është futur në rrugicën ku ndodhet edhe shkolla 9-vjeçare Thoma Kalefi.

Policia pas ngjarjes mundi të mbledhë prova mes të cilave  një kampion gjaku i cili gjatë krahasimeve që i është bërë kësaj mostre gjaku nuk është përputhur me atë të viktimës,ç’ka ka lënë të nënkuptohet se i përket autorit që  i ka marrë jetën Ilir Rexhepit.

Pas ngjarjes Policia në atë kohë ndaloj për disa ditë shtetasin Bledar Muça (i vrarë së fundmi në Belgjikë), por pasi ju mor mostra e gjakut këtij shtetasi rezultoi se nuk kishte përputhshmëri nëpërmjet analizës së ADN-së.

Policia dhe prokuroria e Elbasanit pritet që pas ekstradimit të Olsi Lekës në Shqipërisë nga Greqia t’i  marrë këtij të fundit analizën e gjakut për ta krahasuar atë me gjurmën e gjakut që policia gjeti në vendin ku u ekzekutua Ilir Rexhepi, sipas të dhënave ka dyshime të forta që implikojnë Olsi Lekun.

Më herët Gjykata e Posaçme ka përfunduar një tjetër seancë për grupin e Çapjave. Burime për ABC bëjnë të ditur se janë marrë në pyetje tre dëshmitarë, të cilët i penduari Ervis Bardhi ka qëndruar me ta gjatë kohës që ishte në burg.

Ndërkohë GJKKO ka lënë detyrë prokurorisë që të vijojë hetimet e mëtejshme për të hedhur dritë në lidhje me komunikimet që Ervis Bardhi kishte gjatë kohës që ndodhej në burg.

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi nën hundën e Policisë, ndërkohë që Çapjat nuk e pranuan asnjëherë të jenë ata autorët e asaj ngjarjeje të rëndë. Në këtë çështje, pretendohet se personi që ka marrë pjesë direkt në vrasje, Ervis Bardhi, është penduar për krimin e kryer duke vendosur të bashkëpunojë dhe të flasë, duke treguar gjithçka ka ndodhur ditën e vrasjes.

Si pasojë e dëshmisë së tij dhe provave të mbledhura, fillimisht Prokuroria arrestoi Ardjan Çapjan dhe tre persona të tjerë në Elbasan. Ndërsa në kërkim u shpallën Jorgo (Olsi)  Leku dhe Florenc Çapja, të cilët tashmë gjenden në vendet respektive Athinë dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Së fundmi Shqipërisë i është mohuar kërkesa për ekstradimin e Florenc Çapjas i cili ndodhet në Dubai. Raportohet se gruaja e tij pagoi rreth 55 mijë euro për ta liruar nga qelia me kusht./abcnews

g.kosovari

Next Post
Grafiku nga viti 1934/ Si po “tretet” Shqipëria, me shtesë natyrore negative për herë të parë në histori

Grafiku nga viti 1934/ Si po “tretet” Shqipëria, me shtesë natyrore negative për herë të parë në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com