• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Telefonata që shtoi misterin/ Anxhela Shurdha pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve

by A R
24/04/2026 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fati i 24-vjeçares Anxhela Shurdha nga Kumani i Roskoveci vijon të mbetet i mbështjellë me pikëpyetje, ndërsa familja e saj jeton prej ditësh mes ankthit, pasigurisë dhe shpresës për ta patur pranë.

Historia u trajtua në emisionin “Në kohë reale” në RTSH, ku u sollën dëshmi të reja nga familjarët, analiza sociale mbi rastin, por edhe shqetësimet që lidhen me fatin e të resë, e cila sipas të dhënave të deritanishme, rezulton ende e zhdukur.

Sipas rrëfimit të nënës, Anxhela ka telefonuar vetëm një herë, duke thënë se ishte mirë dhe se po punonte pranë një shoqeje. Por kjo telefonatë, në vend që të qetësonte familjen, ka ngritur edhe më shumë dyshime. Nëna tregoi se vajza foli shkurt, me ton të pazakontë, ndërsa në sfond dëgjohej një gjuhë tjetër dhe prania e personave të tjerë, çka ka shtuar frikën se ajo mund të ketë qenë nën presion.

Gazetarja Laureta Roshi, e cila ka takuar nga afër familjen Shurdha, sqaroi në studio se nuk bëhet fjalë për një largim të zakonshëm. Sipas saj, Anxhela është një e re 24-vjeçare, e divorcuar prej vitesh nga një martesë e dhunshme, nënë e një vajze 7-vjeçare dhe një person që punonte rregullisht për të mbajtur familjen. Ajo jetonte me prindërit dhe vajzën e saj, ndërsa ishte mbështetja kryesore ekonomike e shtëpisë.

Në emision u theksua se familja nuk ka pasur një mjedis të dhunshëm që mund ta shtynte të renë të largohej vullnetarisht. Përkundrazi, moskthimi i saj nga puna dhe ndërprerja e menjëhershme e kontakteve kanë alarmuar prindërit, të cilët bënë menjëherë kallëzim në polici.

Nga informacionet e bëra publike në studio, rezulton se Drejtoria e Policisë së Fierit ka konfirmuar se hetimet vijojnë dhe se Anxhela konsiderohet zyrtarisht e zhdukur derisa të gjendet fizikisht dhe të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e plota. Hetimi vijon dhe po verifikohen lëvizjet e saj, kontaktet, si edhe vendi i fundit i punës.

Një tjetër element që e bën rastin edhe më të ndjeshëm është vajza e vogël e Anxhelës. Në studio u ngrit edhe shqetësimi për mbështetjen sociale dhe psikologjike që duhet të marrë fëmija, ndërsa u diskutua edhe për vështirësitë ekonomike të familjes. Sipas raportimit, Anxhela kishte aplikuar për ndihmë ekonomike dhe punonte për të siguruar të ardhura.
Sociologia Elona Dhëmbo bëri thirrje që rasti të mos paragjykohet dhe të mos trajtohet me hamendësime të thjeshta, duke nënvizuar se ngjarje të tilla kërkojnë kujdes të madh shoqëror dhe institucional. Sipas saj, shpesh viktimat paragjykohen, ndërsa vëmendja largohet nga pyetja thelbësore: Çfarë ka ndodhur realisht?

Në qendër të gjithë kësaj historie mbeten dy prindër që presin kthimin e së bijës dhe vogëlushe që pret gjithashtu të ëmën. Deri tani, telefonata e vetme e Anxhelës nuk ka mjaftuar për të shuar merakun. Përkundrazi ka shtuar misterin mbi fatin e saj.
Rasti i Anxhela Shurdhës mbetet i hapur dhe pritet që hetimet të hedhin dritë mbi një histori që ka trazuar jo vetëm familjen, por edhe opinionin publik.

Next Post
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Përplasja SHBA-Iran në Hormuz çon çmimin e naftës në 106 dollarë për fuçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com