• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasjet në Laç u bënë nga katër “policë”, atentatori i dyshuar: U plagosa në shtëpi!

by A R
01/06/2020 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora shënonte 22:30 e mbrëmjes të së shtunës kur 4 persona të veshur me uniformë policie, të maskuar dhe të armatosur rëndë zbarkuan përpara hotel A&A në Laç, ku në pak sekonda ekzekutuan biznesmenin e njohur Paulin Gjergji Marku dhe Bujar Hasani Lika.

Pjesëtarë të grupit të hetimit, thanë se fillimisht ata u vunë armët në kokë dy fëmijëve të biznesmenit të njohur, të cilët ndodheshin pranë makinës së tyre, në parkingun e hotelit. Teksa njëri prej tyre, ruante djemtë e Paulin Markut, të cilëve u kishin marrë edhe celularët, të tjerët, u nisën drejt hyrjes kryesore të hotelit.

Në hollin e tij ndodhej, Marku dhe Lika. Ky i fundit, i pa atentatorët dhe qëlloi në drejtim të tyre. Në këtë moment, ekzekutorët, që nga jashtë hotelit derdhën dhjetëra plumba blindshpuese mbi 2 biznesmenët. Në vend, mbeti i vrarë, Lika, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinajt, ndërsa Gjergji u plagos rëndë. Ai humbi jetën, më vonë në spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

E gjithë skena e krimit është filmuar nga kamerat e hotelit në pronësi të Ari Allamanit, i cili mbahet në burg për llogari të Italisë. Ndërsa, policia rrethoi zonën dhe nisi hetimet për atentatin që tronditi Laçin, në spitalin rajonal, mbërrin Kreshnik Tusha, për të cilin hetuesit dyshojnë se është një nga katër ekzekutorët.

I sapoliruar nga burgu, Tusha ka mohuar të ketë lidhje me krimin, porse është plagosur në shtëpi. Alibia e tij është duke u verifikuar nga grupi i hetimit, i cili ende nuk ka përcaktuar se kush ishte shënjestra e atentatit. Burimet thanë se janë duke hetuar rreth aktivitetit të biznesmenit Paulin Gjergji Marku, i cili njihej më së shumti si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë.

Ai zotëron disa kompania si “Antoni New-York”, “Intertronic” apo “Petro Gaz Albania-n”. Hetuesit konfirmuan faktin se janë duke hetuar edhe lidhjet e tij të biznesit me Maltën, si dhe disa konflikte për një pronë në një nga zonat e njohura në Tiranë. Viktima tjetër, Bujar Hasani (Lika), është mik i biznesmenit Ervis Martinaj dhe është një kontingjent i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i përfshirë në ngjarjen ne Linzë, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj. Ai kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. E kaluara e tij dhe përplasjet me grupet kriminale, janë gjithashtu një pistë që po hetohen me qëllim zbardhjen e atentatit të mirë organizuar. /Balkanweb/a.r

Next Post
VIDEO / Në mes të ditës, vajza del në rrugët e Fierit me mbathje

VIDEO / Në mes të ditës, vajza del në rrugët e Fierit me mbathje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In