• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Kurbin, të dyshuarit pranojnë krimin: Iu përgjigjëm zjarrit

by Java News
28/02/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elgert Cara dhe Dorjan Cara, përkatësisht 19 dhe 25 vjeç, dy kushërinjtë e dyshuar për vrasjen me paramendim të 20-vjeçarit Ervis Zyba, kanë pranuar krimin, gjatë marrjes në pyetje nga policia. Kështu shkruan gazeta Panorama, e cila zbardh dëshminë e tyre në polici.

Arrestimi i dy kushërinjve Cara u bë dje rreth orës 01:00, teksa ata po tentonin të shkonin në fshatin e tyre. Ata po lëviznin me një autoveturë në drejtim të fshatit Zhejë, kur janë ndaluar pa rezistencë nga Policia e Kurbinit.

Policia kishte marrë informacione për lëvizjet e dy të rinjve Elgert dhe Dorjan Cara, që dyshohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit me Xhevahir Likën, kanë vrarë pasagjerin e tij në mjet, Ervis Zybën.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, mësohet se ata kanë pranuar se kanë shkëmbyer zjarr me personat që kishin pasur konflikt që brenda lokalit të natës me muzikë live. Sipas dëshmisë së dhënë, kur kanë dalë jashtë, ata u janë përgjigjur plumbave që vinin në drejtim të tyre nga një armë zjarri që posedonte 21-vjeçari Xhevahir Lika.

Me këtë të fundit njëri prej kushërinjve Cara kishte pasur një konflikt të nisur që një vit më parë, për të cilin policia ka hedhur dyshime se ka nisur që në Itali për pazare droge. Por, gjithsesi, kjo mbetet ende në kuadër dyshimi dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“Nuk kishim për qëllim të vrisnin njeri. Gjithçka ka ndodhur në rrethana vetëmbrojtjeje, pasi ne pamë që Xhevahir Lika, me të cilin ne ishim në konflikt, po nxirrte një armë për të na qëlluar nga mjeti që ai drejtonte. Në këtë moment ne kemi reaguar, pasi ashtu sikurse ai, edhe ne kemi qenë të armatosur”, janë shprehur dy të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Kurbinit. Hetuesit nuk dhanë detaje të tjera rreth dëshmisë së tyre për efekt hetimi. Ndërkohë të riut që ndërroi jetë nga dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks i është dhënë lamtumira e fundit të nesërmen e ngjarjes.

Dëshmitarët kanë pohuar në polici se viktima kishte debatuar në lokalin e natës me dy kushërinjtë, duke u kërkuar atyre llogari se pse kishin ardhur në të njëjtin lokal ku ndodhej ai me Xhevahir Likën. Me këtë të fundit ata ishin në një konflikt të vjetër, ndaj sherri që nisi në lokal, ka precipituar me shkëmbim zjarri në momentin kur kanë dalë jashtë.

Policia

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Policia zbardhi edhe mekanizmin e krimit dhe shpalli në kërkim dy autorët e dyshuar.

“Nga veprimet e kryera rezulton se shtetasit Xhevahir Lika dhe shtetasi Elgert Cara ishin të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, që para rreth një viti. Ervis Zyba ishte shok i shtetasit Xhevahir Lika dhe të dy së bashku, natën kur ndodhi krimi, kanë shkuar në një lokal në lagjen nr.6 Kurbin, në të cilin kishte muzikë live. Pasi kanë qëndruar rreth katër orë në këtë lokal, të dy këta shtetas kanë dalë rreth orës 01:30 dhe kanë hipur në automjetin e tyre të markës ‘Mercedes-Benz’ me targë AA 898 MR.

Në atë moment, te mjeti janë afruar Elgert Cara dhe Dorjan Cara, të cilët janë konfliktuar me shtetasin Xhevahir Lika. Në debat e sipër, duke qenë se dy palët kanë qenë të armatosura, Elgert Cara ka qëlluar me armë automatike, ndërsa Dorjan Cara ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të mjetit ku ishin Xhevahir Lika dhe viktima Ervis Zyba. Shtetasi Xhevahir Lika është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë Ervis Zyba, 20 vjeç, lindur dhe banues në Gjormë të Bashkisë Kurbin”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia për ngjarjen.

Panorama

Next Post

Gurishta del nga koma dhe reagon me të pranishmit të spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradokse/ “Nuk mu duke si prostitutë”, 34 vjeçarja kallëzon “klientin” në Tiranë: Më kërkoi edhe paratë e hotelit!

Shfrytëzonin për prostitucion një grua, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për bashkëjetuesin dhe ‘menaxherin’ e klientëve

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, Federata e Futbollit merr vendimin e papritur, shtyhen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit!

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, Federata e Futbollit merr vendimin e papritur, shtyhen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit!

October 28, 2026
Denoncoi lidhjet e shefit të policisë me krimin e organizuar, si u vra para të birit ish-prokurori në Guatemalë

Denoncoi lidhjet e shefit të policisë me krimin e organizuar, si u vra para të birit ish-prokurori në Guatemalë

October 28, 2026
Rrugë “e re” në Tiranë-Durrës, aksi dytësor në rikonstruksion, do të mbarojë pas 5 muajsh!

Rrugë “e re” në Tiranë-Durrës, aksi dytësor në rikonstruksion, do të mbarojë pas 5 muajsh!

October 28, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama kthehet majtas, braktis të pasurit e zgjedh të varfërit

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

October 28, 2026
Kroacia bllokon sërish produktet shqiptare, sekuestron fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme!

Kroacia bllokon sërish produktet shqiptare, sekuestron fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme!

October 28, 2026
“Secili do të marrë hakun e vet”, shoqata e siguruesve: Nuk ka rritje të çmimit, ja si do të procedohet me siguracionet

Shifrat e INSTAT, Lezha ndër qarqet me më shumë aksidente! Në 9 muaj, 122 aksidente dhe 207 të vdekur e të plagosur

October 28, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

“Rrugëtimi drejt kthimit të dritës së syrit…”- Ministrja Spahiu jep lajmin e mirë: Erjon Vishkulli kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Romë

October 28, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Nxitën dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestave në Tiranë, Antiterrori arreston 1 person, 17 të tjerë nën procedim! 8 po kërkohen, hapën “GoFundMe” dhe…

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In