• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e vogëlushes në Himarë/ PD: Rama të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë ministrat, duhet të…

by
03/08/2022 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të shkarkojë ministrat e tij pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku u vra nga skafi një 7-vjeçare.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi se Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacake gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të.

Vokshi bën thirrje për t’iu bashkuar protestës së nesërme të thirrur nga shoqëria civile për vdekjen e vogëlushes Jonada Avdiu.

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi:

Vrasja tragjike nga komisari skafist e trafikant i policisë, ka tronditur thellë shqiptarët kudo janë.

Por prej dy ditësh, Edi Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacake gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të, me të cilat vetëm sa nxjerr zbuluar veten për përgjegjshmërinë e plotë, dështimin total te tij në vrasjen tragjike të Jonadës nga Komisari i tij skafist.

Me këtë rast Partia Demokratike deklaron se tragjedia që i mori jetën vogëlushes Jonada Avdia, dje në plazhin e Himarës, nuk është përgjegjësi vetëm e kryepolicit Arjan Tase.

Është një zinxhir i tërë institucionesh shtetërore që kanë përgjegjësi direkte. Institucione, të cilët kanë eprorë e vartës, janë pjesë e vrasjes së kryer dje në bregdetin shqiptar, e që vjen pas dy rasteve të tjera të ditëve të fundit.

Ne nuk do të shpërndajmë përgjegjësitë, dhe as të luajmë ‘politikën e vdekjes’, por duam e do të ngremë zërin. Ne do të sigurohemi, që ngjarje të tilla të mos përsëriten!

Është pandëshkueshmëria.

Është heshtja dhe mosreagimi prej ngjarjeve të mëparshme.

Është propaganda qeveritare e jo zbatimi i ligjit që çon në përsëritjen tragjike të tyre.

Është moszbatimi i akteve nënligjore që vetë qeveria e Edi Ramës ka miratuar.

Për këtë duam të rikujtojmë një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2014, “për Sigurinë në Plazhe”.

Ky vendim bën përgjegjës, jo vetëm policin Arjan Tase, që “shtiu me skaf” në mes të plazhit, por edhe tërë zinxhirin e institucionet qendrore e vendore përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve në zonat bregdetare turistike:

Ja edhe lista e tyre:

– Ministria e Brendshme dhe strukturat policore janë përgjegjësit kryesorë për ngjarjet tragjike në bregdet. Prania e mjeteve lundrues shumë afër bregut, apo ngjitur me plazhet, është papërgjegjshëmri që ka kaluar e vazhdon të kalojë pa vëmendje e pa ndëshkim.

– Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Rojës Bregdetare, nuk rezulton të ketë evidentuar qarkullimin e një mjeti lundrues, me fuqi 600 kubikë.

– Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Drejtorisë Detare, nuk rezulton të ketë kryer verifikime për madhësinë dhe fuqinë motorike të mjetit, në bazë të të cilave përcaktohet edhe hapësira ujore ku mund të qarkullojë.

– Ministria e Turizmit nuk rezulton të ketë kryer monitorimet përkatëse për stacionet e plazhit dhe pikat specifike për sportet ujore. Në rast se do të ekzistonte një verifikim i tillë nga strukturat e kësaj Ministrie, pika e “jet ski-ve” dhe motorëve të ujit ngjitur me çadrat në Potam nuk do të lejohej.

– Bashkia e Himarës me të gjithë strukturat e saj ka dështuar në monitorim të sigurisë së jetës dhe shëndetit të pushuesve duje lejuar ngritjen e një pikave të pajisjeve morotike në një plazh plot me pushues, ku nuk është përcaktuar ndërtimi i stacioneve të tilla?

– Administrata Tatimore, gjithashtu, ka dështuar në verifikimin e të ardhurave të krijuara nga stacionet e dhënies me qira të mjeteve lundruese e sportive duke lejuar që ato të mbijnë ku të duan dhe të shtojnë rrezikun.

Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se me qëndrimet e tua vetam se dëshmon veten ortak të Tases në krimin e tij makabër.

Ne jemi këtu për t’u thënë “tregtarëve të rrezikut” se, nën qeverisjen e tyre, Shqipëria është në rrezik!

Duam t’ju bëjmë thirrje gjithashtu gjithë të qytetarëve të indinjuar që ta trasferojnë protestën nga rrjetet sociale në shesh.

Shoqëria civile ka thirrur një protestë nesër në ora 19.00.

Bashkojuni protestës dhe lutjeve për shpirtin e Jonadës!

/e.d

Next Post
E ekzekutuan në mes të plazhit, arrestohet porositësi i vrasjes së shqiptarit në Itali

E ekzekutuan në mes të plazhit, arrestohet porositësi i vrasjes së shqiptarit në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

July 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 23 Korrik 2026

July 22, 2026
Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

July 22, 2026
Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

July 22, 2026
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

“Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor”

July 22, 2026
Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

July 22, 2026
PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

July 22, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

July 22, 2026
EMRI/ U arrestua në Angli për pengmarrjen e Buzit, zbardhet dosja e një prej autorëve

I dënuar me 24 vite burg për vrasje në 1999, arrestohet në Angli 60-vjeçari me qëllim ekstradimin

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In