• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

by A. Q
07/10/2026 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishin të pranishëm sot (7 tetor) në një biznes për të folur për mundësitë që jep programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Fillimisht fjalën e mori ministrja Ibrahimaj, e cila theksoi nevojën për rritjen e investimeve dhe zgjerimin e sipërmarrjeve shqiptare, duke nënvizuar se bizneset duhet të përmbushin standardet dhe kriteret në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

“Biznesi në fazën që Shqipëria është ka nevojë të rrisë investimet, dhe ka nevojë të dyfishohet. Sigurisht bizneseve do t’u kërkohen të përmbushin standarde dhe kritere, të cilat janë konform rregullave të BE, me qëllim që të jemi konkurrues në tregun vendas dhe më gjerë”, tha ministrja Delina Ibrahimaj.

Kryeministri Rama u ndal te kushtet e financimit, duke bërë me dije se skema ofron kredi me interes deri në 2%, garanci shtetërore deri në 70%, financim deri në 2 milionë euro dhe afat shlyerjeje deri në 10 vjet.

Ai theksoi se deri tani janë miratuar 32 kredi me vlerë 5 milionë euro, ndërsa shtoi se numri i bizneseve që janë në proces është 400.

Sipas kryeministrit, ky është një plan, i cili synon të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme.

“Ne kemi krijuar këtë skemë, e cila faktikisht ofron një kredi me interes deri në 2%, që është një kredi praktikisht shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%. Financimi shkon deri në 2 mln euro dhe afati shkon deri në dhjetë vjet. Është një kornizë shumë e favorshme e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm për të gjithë ata që kanë një ide dhe një plan se si mund të rriten, por që ju duhet financim. Ky është programi. Shohim një rritje të interesit. Praktikisht kemi sot që flasim rreth 400 biznese që janë në proces. Kemi praktikisht deri në datën 5, që janë shifrat, janë 32 kredi të miratuara për një vlerë që shkon te rreth 5 milionë euro. Na vjen mirë të shohim ritmin e përshpejtuar“, tha Rama.

Next Post
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasiguri nga lufta”- Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin!

“Pasiguri nga lufta”- Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin!

October 7, 2026
Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

October 7, 2026
Kupa e Shqipërisë, finalja do të luhet në “Air Albania” më 14 Maj

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

October 7, 2026
Italia në zi, ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli, vajza e një prej themeluesve të Bashkimit Europian

Italia në zi, ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli, vajza e një prej themeluesve të Bashkimit Europian

October 7, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Misteri për murtajën në Siberi, Trump kërkon të flasë direkt me Putinin! SHBA pret shpjegime nga Moska për vdekjen e punonjëses së laboratorit

October 7, 2026
Detajet e dosjes/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit

Detajet e dosjes/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit

October 7, 2026
Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

October 7, 2026
Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari! I ndërronte shpesh njësitë e banimit, i gjendet edhe…

Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari! I ndërronte shpesh njësitë e banimit, i gjendet edhe…

October 7, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

October 7, 2026
Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

KLP ende në ngërç për Kryeprokurorin! Rrëzohet me 6 vota kërkesa e Pjetërnikajt për largimin e anëtarit Vat Staka!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com