Gjykata e Elbasanit caktori masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh. Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës.
Kjo ishte masa e tretë “arrest me burg” për 39-vjeçarin. Të premten SPAK ia komunikoi për vrajsen e vëllezërve Haxhiaj dhe Elbasani për ngjarjen e Papërit më 29 mars. Dje SPAK i komunikoi edhe masën për Anxhelo Avdiajn dhe Dorian Shkozën, vrasje e 2 marsit 2020 në Durrës. Dumani edhe në seancën e sotme nuk ka folur asnjë fjalë.