• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e të riut në Voskopojë, prova e gazetarit në pemë nxjerr blof 5 ekspertët

by A R
13/10/2022 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tetor 2020, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e 18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 Qershor 2018.

Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë. Çështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Akti i ekspertimit u vonua për shumë muaj dhe 5 ekspertët e Institutit, Ilir Decolli, Fatos Sinani, Zija Ismaili, Admir Sinamati, Arben Lloja dolën në konkluzion njëzëri, se Antonio Karafili u vetëvar.

“Stop” me ndihmën e ekspertit Sabri Hoxha, doktor i shkencave, bën një skaner të situatës, të detajeve të analizuara keq ose të paanalizuara fare nga dokumenti i Mjekësisë Ligjore.

“Janë veçori që shikohen tek viktimat, janë sklerat. Sklerat hemorrogjike janë me infiltrime hemorragjike. Janë të skuqura. Venat janë të fryra. Fytyra është e mavijosur. Me një fjalë, hunda, veshët, buzët, kanë ngjyrë mavi”, tha eksperti.

Nga fotot që i janë bërë viktimës duket që tek të bardhat e syve nuk ka hemorragji.

“Me ato pamje që pashë nuk konstatova as infiltrime hemorragjike në sklera sepse në përshkrimin sytë kanë qenë gjysmë të hapur dhe në foto është kapur e bardha e syve. Nuk është konstatuar as në ato foto që janë paraqitur. Nuk shikohet e mavijosur. Prandaj për mendimin tim nuk ka të bëjë me pjesën e vetëvarjes. Fytyra duket në foto, nuk është mavijosur. Këmbët janë në tokë. Do të thotë që kushdo që vendos një kollare është i vetëvarur. Apo një femër që vendos një shall është e vetëvarur. Nuk e di këtë shkencë”, tha Hoxha.

“Kërci i tiroides nuk është kockë, por është kërc. Si rezultat i ushtrimit të një force ajo mund të thyhet. Kjo thyerje mund të ndodhë edhe tek varjet, d.m.th vetëvarjet, por edhe simulimet”, shtoi eksperti.

Më tej shtoi se, “Në rastin konkret viktima ka një gjatësi 180 dhe nga toka deri në qafë, totali është 160, këmbët i ka pasur në tokë. Tani ajo pjesa e ngjeshjes apo tërheqjes që mund të krijojë ato dërmishtje apo lafshëz hemorragjike nuk zenë vend në rastin konkret”.

Hoxha komentoi edhe shenjat e dhunës që janë konstatuar në trupin e viktimës.

“Për mendimin tim nuk vijnë nga aspekti i agonisë, sepse agoni jemi tek rasti i një viktime që është gjetur jo me duar të lidhura. Duart janë të hapura. Ka qenë viktima sipas parametrave me këmbë në tokë. Sklerat janë të pastra, pa infiltrime. Mavijosje nuk ka. Pa u futur në ca elemente të tjerë, defikimi etj. etj., nuk plotësohen kushtet që të jemi përballë një vetëvarje”, tha ai.

Gazetari i emisionit “Stop” bën provën e hipjes në pemë dhe stimulimit të varjes, por provat në pemë dhe në duart e tij, nuk përkojnë me konkluzionin e Mjekësisë Ligjore.

5 ekspertët kanë konstatuar që në trupin e viktimës në dorën e majtë janë gjetur shenjat e rrëshirës dhe pishës. Në asnjë pjesë tjetër të trupit nuk janë gjetur mbetje të tilla.

Dhe kështu lind pyetja si ka mundur viktima të hipë mbi pemë vetëm me 2 gishta?

Për ta ilustruar këtë përfundim të 5 ekspertëve të mjekësisë ligjore për këtë rast, gazetari i “Stop” hipi mbi pemë se sa shenja do t’i ngelen në trup nga kjo ngjitje.

“Të hipësh në një pemë do të ketë dërmishtje. Është një vështirësi. Është një pemë që ka një perimetër të gjerë, që ka vështirësi për të hipur. Ajo rrëshira nuk do gjendej vetëm në një gisht apo dy, por do gjendej në pjesë të ndryshme të trupit. Në rastin konkret nuk janë vërejtur pjesë rrëshire në rrobat apo pjesë të tjera të trupit”, tha eksperti Hoxha.

Për gazetarin e “Stop” ishte e pamundur që të ngjitej me dy gishta.

“Atëherë lind pyetja natyrshëm për 5 ekspertët e mjekësisë ligjore se si ka mundur viktima apo si mund të hipin në pemë personat duke përdorur vetëm 2 gishta”, pyeti gazetari i “Stop”.

Përveç kësaj, në trupin e tij mbetën shenja të ndryshme në të dyja duart si pasojë e rrëshirës.

Avokati tha se: Ne e kemi kundërshtuar aktin e ekspertimit të bërë nga këta 5 ekspertë dhe rrjedhimisht jemi në pritje të një vendimmarrje të organit të akuzës, të cilin do ta vlerësojmë hap pas hapi. Organi i akuzës nuk ka asnjë lloj ndalimi ligjor t’i drejtohet institucioneve të tjera ndërkombëtare në lidhje me kryerjen e një akt ekspertimi të drejtë, të pavarur nga një institucion ligjor jo si mjekësia ligjore Tiranë që ka bërë një akt jo ligjor dhe jo logjik.

/a.r

Next Post
“Të martosh vajzën me dhunuesin e saj”, Ina Kollçaku: Baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje

“Të martosh vajzën me dhunuesin e saj”, Ina Kollçaku: Baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In