• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

by A R
02/07/2026 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në cilësinë e Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, avokati Ermal Yzeiraj ka publikuar deklaratën e tij publike:
________________________________________
Procedura penale për magjistratët është detyrim; për të pandehurin është garanci
Dje, më 1 korrik 2026, u zhvillua në GJKKO një tjetër seancë në gjykimin në seancë paraprake të procedimit penal nr. 190/2023, i njohur ndryshe si çështja “SASPAC”.
Seanca paraprake zhvillohet me dyer të mbyllura. Unë e ndoqa atë nga kafazi i sigurisë.
Vetëm tetë ditë më parë, më 23 qershor 2026, u zhvillua po në GJKKO një tjetër seancë, këtë herë në gjykimin në themel të procedimit penal nr. 13/2020, i njohur ndryshe si çështja e koncesionit të instrumenteve kirurgjikale. Siç është bërë publike edhe nga media, atë seancë e ndoqa në sallë, pranë avokatëve të mi, dhe jo në kafazin e sigurisë.
Pra, dje, sipas mënyrës së trajtimit në sallë, u konsiderova “i rrezikshëm”. Tetë ditë më parë, në të njëjtën gjykatë, jo.
Unë jam i njëjti person.
Mjediset janë të njëjtat: GJKKO.
Kjo kontradiktë nuk është thjesht faktike; ajo bie ndesh edhe me ligjin.
Neni 344, pika 1, i Kodit të Procedurës Penale e parashikon qartë: “I pandehuri merr pjesë në seancë si person i lirë edhe kur është i paraburgosur, me përjashtim të rasteve kur duhen marrë masa të domosdoshme për të parandaluar rrezikun e ikjes a të dhunës.”
Edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit është shprehur qartë se mbajtja e të pandehurit në kafaz është antikushtetuese dhe antikonventore.
Megjithatë, seanca e djeshme ishte seanca e 35-të në të cilën përballem në mënyrë të vazhdueshme me të njëjtën shkelje të hapur të të drejtave të mia procedurale.
Në fakt, nuk bëhet fjalë vetëm për shkelje të procedurës penale. Bëhet fjalë edhe për shkelje të Kushtetutës.
Neni 31, shkronja “ç”, i Kushtetutës parashikon se gjatë procesit penal kushdo ka të drejtë: “të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij, të komunikojë lirisht dhe privatisht me të”.
Kushtetuta garanton dy të drejta thelbësore: komunikimin e lirë me avokatin dhe komunikimin privat me të.
Komunikimi i lirë nuk mund të realizohet kur ekzistojnë pengesa fizike midis të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, si edhe kur për çdo komunikim gjatë seancës duhet kërkuar leje nga gjykata.
Po kështu, komunikimi privat nuk mund të garantohet kur dialogu, këshillimi juridik, shkëmbimi i mendimeve, sugjerimeve dhe informacioneve konfidenciale bëhet i vështirë, i kufizuar ose i ekspozuar.
Pikërisht për këtë arsye, tre muaj më parë kërkova të mos qëndroja në kafazin e sigurisë, por pranë avokatit tim në sallë.
Në përgjigje të kësaj kërkese, gjyqtarja mori një vendim të ndërmjetëm, sipas të cilit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të kryente një vlerësim individual të rrezikut.
Deri më sot, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka reaguar. Ndërkohë, unë nuk kam një mjet juridik efektiv për të kundërshtuar mosveprimin e saj.
Edhe kuadri nënligjor nuk e justifikon automatikisht përdorimin e kafazit të sigurisë.
Në Kreun IV, “Personeli i Sigurisë”, pika 1, të VKM nr. 479, datë 20.07.2019, “Për miratimin e rregullave të hollësishme për procedurat në lidhje me garantimin e sigurisë në mjediset e Gjykatave Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, përcaktohet se: “1. Personeli i sigurisë garanton rendin dhe sigurinë në: c) sallën e gjyqit, nëse i kërkohet nga kryetari i trupit gjykues. Në rastin kur ka të pandehur/të arrestuar është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ajo që bën shoqërimin dhe sigurimin e tyre.”
Pra, VKM-ja e sipërcituar nuk flet fare për kafazin e sigurisë. Për më tepër, edhe në procesin tjetër penal që po zhvillohet në GJKKO, ku unë qëndroj në sallë dhe jo në kafaz, shoqërohem nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ndërkohë, po dje, më 1 korrik 2026, Gjykata Kushtetuese bëri publik vendimin nr. 57, datë 25.05.2026, lidhur me çështjen E. Veliaj.
Sipas vendimit të arsyetuar, ndër të tjera, në lidhje me kërkesën e mbrojtjes së z. Veliaj për mosqëndrimin në kafazin e sigurisë, Gjykata Kushtetuese, në paragrafin 133, vlerësoi se ky pretendim ka natyrë thellësisht kushtetuese dhe se Gjykata e Lartë nuk i kishte dhënë përgjigje.
Në thelb, Gjykata Kushtetuese kërkon që Gjykata e Lartë:
* të vlerësojë shkaqet e kërkesës;
* të shprehet për to;
* të mbajë një qëndrim të qartë dhe të arsyetuar;
* të trajtojë edhe pretendimet për dinjitetin dhe prezumimin e pafajësisë që lidhen me qëndrimin në kafaz ose në kabinë xhami.
Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, asnjë gjykatë nuk mund të mjaftohet më me arsyetimin se “kjo është praktikë e GJKKO-së për të gjithë të pandehurit”.
Çdo gjykatë duhet të kryejë një vlerësim konkret, individual dhe të arsyetuar.
Ajo duhet t’u përgjigjet qartë pyetjeve të mëposhtme:
* A ekziston një rrezik konkret sigurie?
* A ekziston rrezik ikjeje ose dhune?
* A është analizuar sjellja personale e të pandehurit?
* A mjaftojnë masa më pak kufizuese?
* A cenohet komunikimi me avokatët?
* A cenohet dinjiteti?
* A cenohet prezumimi i pafajësisë?
Në vlerësimin tim, Gjykata Kushtetuese mund dhe duhet të kishte shkuar edhe më tej, duke mos u kufizuar vetëm në rastin individual të z. Veliaj, por duke vendosur një standard të qartë kushtetues për të gjitha rastet e ngjashme.
Në këto rrethana, do të ftoja Gjykatën e Lartë që, duke u nisur nga detyrimi që ka për të trajtuar rastin konkret të z. Veliaj, të marrë një vendim njësues ose unifikues, duke përcaktuar një rregull të qartë të së drejtës për zbatimin e nenit 344, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale.
Sepse të drejtat kushtetuese dhe procedura penale nuk janë formalitete.
Për magjistratët janë detyrim.
Për të pandehurin janë garanci.

Next Post
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

August 19, 2026
Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

August 19, 2026
Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

August 19, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Veliaj ankimon vendimin e ILD për prokurorin Ols Dado, kërkon nisjen e hetimit disiplinor

August 19, 2026
Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

August 19, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

August 19, 2026
Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

August 19, 2026
Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

August 19, 2026
Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

August 19, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Presion i fortë ndaj Infantinos! Izraeli i bashkohet vendeve që i “kthejnë shpinën” kreut të FIFA-s

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com