• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

by A R
02/07/2026 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Dorian Matlija ka resaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë

Ai u shpreh se do të vazhdojë të jetë pjesë e protestës qytetare, por do të distancohet nga mikrofoni, përfaqësimi i vetëshpallur, fantazitë institucionale dhe çdo aksion që i jep alibi pushtetit.

Reagimi:

DEKLARATË DISTANCIMI

Unë jam dhe do mbetem pjesë e protestës qytetare. Jam në këtë protestë për natyrën, për Vjosë-Nartën, për flamingot, për transparencën, kundër korrupsionit, kundër kapjes së shtetit dhe arrogancës së pushtetit.

Për arsye se dua që kjo protestë të ketë sukses, sot distancohem qartë nga:

  1. Mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur. Askush nuk ka mandat të flasë në emër të popullit vetëm pse ka kapur një mikrofon, ka hipur në një shkallë apo ka krijuar një grup Whatsappi. Protesta nuk ka nevojë për fytyra të vetëshpallura. Populli flet vetë, me praninë masive në shesh, me korin, me pankartat, me këngët, dhe me dinjitetin.
  2. Fantazitë institucionale të analfabetëve kushtetues të veshura me flamur patriotik. Distancohem nga kuvendet imagjinare, sekretariatet patriotike, qeveritë teknike të shpikura, listat e shpallura pa logjikë juridike dhe kërkesat që ngatërrojnë dëshirën me Kushtetutën.
  3. Çdo aksion që i jep alibi pushtetit. Distancohem nga vezët, gurët, thyerjet, dhuna, teoritë konspirative dhe çdo sjellje që e kthen protestën nga kauzë qytetare në karikaturë apo alibi të përdorshme nga qeveria.

Për shumë ditë heshta, si shumë të tjerë, për të mos e përçarë protestën. Por kjo heshtje, e imja dhe shumë të tjerëve si unë, u dha terren atyre që sot sillen sikur janë pronarë të saj. Tani nuk është koha të heshtim, sepse pikërisht kjo heshtje po e lë protestën dhe të gjithë energjinë e saj të shumicës dërrmuese të protestuesve, të shpërdorohet. Një moment i tillë historik nuk vjen më për një kohë të gjatë.

Nuk pranoj t’u bëj drafte, nene dhe teknikalitete ligjore ideve të paqarta të atyre që vetëshpallen ideologë, heronj dhe fytyra të protestës, ndërsa të tjerët t’i përdorin si noterë të konfuzionit të tyre. Unë mund të mbroj protestues të arrestuar, kushdo qofshin ata, për t’u garantuar një proces të rregullt ligjor, respektim të të drejtave procedurale dhe mbrojtje nga çdo abuzim shtetëror. Por mbrojtja ligjore e një protestuesi nuk do të thotë miratim i metodës, i aksionit apo i delirit politik që shpërfaq ndonjë segment apo grup i caktuar.

Në asnjë moment nuk distancohem nga protesta. Distancohem vetëm nga ata që po përpiqen ta marrin peng dhe me dashje apo pa dashje po e dëmtojnë atë.

Protesta duhet të kthehet aty ku ishte më e fortë, te qytetarët, te natyra, te flamingot, te masiviteti, te humori, te pankartat gjithë fantazi dhe te kërkesa e qartë politike për dorëheqjen e një pushteti kriminal dhe arrogant.

Populli është protagonisti i vetëm. Gjithçka tjetër është zhurmë që me dashje ose pa dashje i shërben pushtetit.

Next Post
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com