Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë ende asnjë të dyshuar për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqeri Syla deklaroi se prokuroria ka nisur hetimet dhe se për zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë angazhuar dy prokurorë.
“Vrasja e Oliver Ivanoviçit është duke u hetuar nga një ekip prej dy prokurorëve të Prokurorisë sonë, Nijazi Rexha dhe Jova Radoviç”, ka thënë Shyqeri Syla
Lideri i iniciativës qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’, Oliver Ivanoviç, është ekzekutuar me armë zjarri në Kosovë, teksa është qëlluar me katër plumba në gjoks.
a.ç