• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

by E S
18/02/2026 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me fjalët e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare dhe pas gati 3 vitesh nga nisja e tij, Gjykata Speciale mbylli një nga rastet më të rëndësishme të saj i njohur si “Thaçi dhe të tjerët”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mes emocioneve dhe pasi uruan për 18-vjetorin e pavarësisë, u shprehën të pafajshëm për të dhjetë pikat e akuzës që ju ngarkohen atyre.

Ish-presidenti Thaçi duke folur për rrugëtimin e tij në luftë, tha se akuzat e Prokurorisë janë të rënda dhe se asnjëherë nuk ka pasur qëllim për të ushtruar kontroll.

Thaçi shtoi se Gjykata Speciale duhej ta largonte “renë e zezë” mbi Kosovën, por sipas tij, Zyra e Prokurorit po përpiqet t’ia zërë diellin me stuhi: “Për gati tri vite në këtë sallë gjyqi ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju keni parë faktet, ju keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë se akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”.

Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deklaroi para trupit gjykues në Hagë se ndërgjegjja e tij është e pastër dhe se veprimet e tij kanë qenë njerëzore dhe ligjore. Ai shtoi se synimi i tij ka qenë kontributi për lirinë dhe drejtësinë, pa i bërë padrejtësi askujt: “Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. Kjo nuk është thjesht një detyrë ligjore, është kontributi i saj i madh dhe trashëgimia që do të mbetet prej kësaj gjykate. Ky është edhe shkaku pse iu bashkova atyre mijëra grave dhe burrave, që u rreshtuan në radhët e UÇK-së për lirinë e Kosovës”.

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e tij përfundimtare tha se aktakuza ndaj tij është plotësisht e pabazuar dhe se asnjë nga pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk qëndrojnë.

Selimi shtoi se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në sallë gjyqi dhe se është e padrejtë të thuhet se rezistenca e një populli ishte “plan kriminal”, pasi lufta çlirimtare ishte reagim ndaj dhunës dhe represionit serb: “Serbia kurrë nuk e fshihte qëllimin e saj ndaj shqiptarëve, prandaj pyes sërish: Çfarë duhej të bënim ne? Ta prisnim radhën për t’u vrarë? Apo të iknim nga vendi dhe shtëpitë tona? As njërën dhe as tjetrën. Prandaj duhej të rezistonim”.

Edhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kërkoi drejtësi në Hagë, duke thënë se akuzat ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve bazohen në narrativa të atyre që shkaktuan luftëra në ish-Jugosllavi.

Ai theksoi se ky është viti i 16-të që kalon në burg, duke përfshirë edhe dënimet e mëparshme, pa u penduar për kontributin e tij dhënë për çlirimin e Kosovës: “Për më shumë se 5 vite besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut të garantuara nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, ndër to më e rëndësishmja është e drejta për të jetuar në liri veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë”.

Ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit rëndojnë mbi gjashtë akuza për krime të pretenduara kundër njerëzimit dhe katër akuza të tjera për krime të pretenduara lufte.

Trupi gjykues pritet të nxjerrë vendimin e shkallës së parë deri më 19 maj, ndërsa, nëse rrethanat e veçanta e kërkojnë, afati mund të shtyhet deri më 18 korrik.

Next Post
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In