• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

by E S
18/02/2026 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, të drejtuar nga kryetari David McAllister.

Sipas një njoftimi të PD-së, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, bashkë me deputetet Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi kanë shprehur vlerësimin e tyre për raportin e Parlamentit Europian mbi zgjedhjet e 11 Majit.

Ndër të tjera thuhet se në takim, deputetët kanë shprehur shqetësim për regresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, shoqëruar nga Zv.Kryetarja e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërinë në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, znj. Jorida Tabaku dhe Zv.Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Albana Vokshi, u takuan sot me Misionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të kryesuar nga Kryetari i Komisionit z. David McAllister, shoqëruar nga 8 eurodeputetë të Parlamentit Europian.

Gjatë takimit përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të PD kanë shprehur vlerësimin e tyre për raportin e Parlamentit Europian mbi zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit, ku u konstatua mungesa e barazisë mes palëve në zgjedhje dhe ndërhyrja e krimit të organizuar në to. Ky raport është një këmbanë alarmi për zgjedhjet në Shqipëri dhe është e domosdoshme jo thjeshtë që Parlamenti Europian ta ndjek këtë çështje, por edhe të konstatojë se pa një Qeveri Teknike që të garantojë mos ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje dhe të pengojë përfshirjen e krimit të organizuar në to, Shqipëria nuk mund të garantojë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Deformimi i zgjedhjeve sjell pasoja të rënda në funksionimin demokratik të institucioneve në vend”, u shprehën përfaqësuesit e PD në takim.

Ata nënvizuan me shqetësim regresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rasti i korrupsionit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe mbrojtja politike që po i bën mazhoranca asaj, janë një test kritik për luftën ndaj korrupsionit dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

“Gjatë këtyre javëve Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë pengimi dhe sulmi ndaj institucioneve të drejtësisë, duke synuar intimidimin e tyre dhe pnegimin e hetimeve në raste konkrete” , u shprehen përfaqësuesit e opozitës në takim.

Çështja “Balluku” dhe çështja “AKSHI” janë rastet më tipike sesi mazhoranca po synon të pengojë drejtësinë, për të mbrojtur zyrtarët e korruptuar apo familjarët e Kryeministrit të përfshirë në përfitime të paligjshme të fondeve publike.

“Propozimet ligjore për t’i dhënë më shumë imunitet zyrtarëve të korruptuar shkojnë në të kundër të kërkesës së BE për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë”, u shprehen përfaqësuit e opozitës në takim.

Një tjetër çështje e trajtuar nga përfaqësuesit e opozitës në takim është bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar, si dhe mungesa e luftës reale ndaj pastrimit të parave të krimit në Shqipëri. Edhe pse Prokuroria e Posacme ka goditur disa nga organizatat kriminale në vend, asnjë nga drejtuesit e këtyre organizatave nuk është arrestuar dhe vijon i qetë aktivitetin e tij kriminal, nën mbrojtjen e Qeverisë dhe Policisë së Shtetit.

Në përfundim të takimit përfaqësuesit e PD falenderuan Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për shtimin e vëmendjes ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe objektivitetin me të cilin trajtojnë shqetësimet që pengojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ata i garantuan eurodeputetët se opozita shqiptare mbetet e angazhuar dhe mbështet plotësisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë, bazuar në arritje të matshme dhe meritokraci”.

Next Post
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

June 12, 2026
Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

June 12, 2026
Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

June 12, 2026
Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

June 12, 2026
Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

June 12, 2026
Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

June 12, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

June 12, 2026
BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

June 12, 2026
Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

June 12, 2026
Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In