• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Treni rikthehet në Tiranë, lidhje e re edhe me aeroportin e Rinasit

by Java News
16/01/2018 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stacioni i trenit për qytetarët Tiranës do të rikthehet në Bulevardin e Ri, aty ky ka qenë stacioni historik. Komisioni i Ekonomisë ndryshoi marrëveshjen me BERZH, e cila parashikon një shtesë prej 112 mijë eurosh për ndërtimin e segmentit nga kthesa e Kamzës në Bulevard. Ky ndryshim i projektit u bë me arsyetimin për të lehtësuar udhëtarët që zgjedhin të lëvizin me anë të hekurudhës.

Të gjithë ata që do të duhet të udhëtojnë me tren nga Tirana në Durrës nuk do të duhet më të shkojnë në Kashar por në vendin historik të stacionit, aty ku sot është zgjatimi i bulevardit “Zogu i Parë”.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ndryshimin në marrëveshjen me BERZH, i cili parashikon rivendosjen e stacionit qendror të trenit duke përfshirë linjën hekurudhore me të drejtën e kalimit në Bulevardin e Ri.

“U konstatua një rënie drastike e numrit të pasagjerëve mbi 60% të transportuar me hekurudhë sepse spostimi i transportit të udhëtarëve në stacionin e Kasharit sigurisht që do ti jepte një goditje shumë të rëndë këtij transporti sepse njerëzit nuk do të vinin në Kashar pastaj të merrnin automjetet apo mjetet e transportit publik për tu futur në Tiranë”, deklaroi Thimio Plaku

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, e cilësoi të vonuar zbatimin e këtij projekti.

“Vihet pas 5 vitesh dhe na propozohet një shtesë në grant për diçka që duhet të ishte bërë 5 vitet e shkuara”, tha Tabaku

Vlera e shtesës së grantit për ndërtimin  e segmentit hekurudhor  që do të lidhë stacionin multimodal me stacionin në Bulevardin e Ri  prej 4 km është  112 000 euro.

Rehabilitimi i këtij seksioni është menduar të realizohet si shtesë e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Tiranë (PTT) dhe ndërtimin e lidhjes së re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Rehabilitimi i këtij seksioni do të rrisë efikasitetin dhe sigurinë e transportit hekurudhor të mallrave e të udhëtarëve ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe aeroportit të Rinasit dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuojë në në zhvillimin ekonomik të zonës ekonomike të rajonit të Durrësit, Tiranës dhe të gjithë vendit.

a.ç

Next Post
Owen e pohon vite më vonë: Qava nga shtëpia në aeroport kur iu bashkova Real Madridit

Owen e pohon vite më vonë: Qava nga shtëpia në aeroport kur iu bashkova Real Madridit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com