• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, zbardhet dëshmia e bashkëshortes: Nuk kishte konflikte, as marrëdhënie me ndonjë femër tjetër

by A M
28/02/2024 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e vrasjes së Pëllumb Metës në Shinavlash të Durrësit nga fëmijët e tij. Hetuesit e ngjarjes kanë marrë në pyetje edhe bashkëshorten e viktimës, Blerina Meta.

Dokumentari:

Duket se i tyre ishte një betim, një fjalë nderi të cilin vetëm ata duhet ta dinin dhe që askush prej tyre nuk duhet ta shkelte, sa kohë që kjo heshtje do të duhet të ishte për ta guri i rëndë që duhet t’i mbante të bashkuar, pavarësisht se ajo që kishin kryer ishte një vrasje e tmerrshme. Ku jo vetëm kishin qëlluar mbi babain e tyre, por edhe e groposën të hedhur në një kasolle bagëtish.

Krimi që do të rrëfehet jo vetëm sot, por edhe për shumë kohë. Se si fëmijët u bënë bashkë dhe vranë prindin e tyre, por edhe e përçudnuan trupin e tij. Kjo është historia tronditëse e familjes Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit. Ku në një natë me hënë, tre fëmijë, pasi vranë babain e tyre, u bënë bashkë dhe vendosën t’i humbnin gjurmët, duke krijuar një rrëfenjë, e cila pavarësisht fundit të shkurtër, tronditi çdo kënd që e dëgjoi.

Ndërsa ai po pushonte në sallonin e katit të dytë të banesës. Një histori e cila më tej pason me alibi të rreme, gënjeshtra që kërkojnë të mbulojnë të vërtetën dhe përfshirjen e të gjithë familjes, në aktin e fshehjes së trupit të kryefamiljarit të tyre. Por si ndodhi vrasja e babait në fshatin Shënavlash në Durrës? Çfarë motivi duhet t’i shtynte tre fëmijë të bëheshin bashkë në këtë krim dhe t’i jepnin një tjetër drejtim të vërtetës? Apo të sajonin largimin e tij të beftë nga familja, për të humbur gjurmët te policia?

Sipas hetimeve të kryera, në mënyrë kronologjike, gjithçka duket se nis më datë 13 shkurt 2024. I pari që paraqitet në Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës, është Hysen Meta, djali i madh i familjes. Ai që kallëzon në këtë drejtori humbjen e babait, Pëllumbit, që sipas tij ishte larguar në mënyrë jo të zakontë nga familja që më datë 10 shkurt 2024.

“Më datë 13 shkurt 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u paraqit shtetasi Hysen Meta, banues në fshatin Shënavlash të Durrësit, i cili kallëzoi se babai i tij Pëllumb Meta, nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Kjo pasi edhe telefoni i tij del i fikur. Babai ka marrë me vete edhe mjetin tip ‘Citroen’ me targa AA125YO”, sqaronte policia. Por ndërsa kaluan disa ditë nga ky kallëzim, çuditërisht asnjë nga familjarët e Pëllumb Metës, nuk u paraqit më në polici. Qoftë edhe për të thënë nëse babai i tyre ishte kthyer në banesë shëndoshë e mirë, apo vazhdonte të ishte i humbur. Vetëm katër ditë më pas, pas kontrolleve të vazhdueshme, policia mundi të gjejë jo shumë larg banesës automjetin tip ‘Citroen’ që përdorte, personi deri në këtë moment i shpallur i humbur nga familja.

“Më datë 17 Shtator 2024, rreth orës 15.00, pas kërkimeve dhe kontrolleve të shumta të kryera nga policia, u bë e mundur që në fshatin ‘Sektori Rinia’, në zonën e pishave pranë bregdetit, të gjendej i fikur, i padëmtuar dhe i mbyllur, automjeti tip ‘Citroen’, në pronësi të shtetasit Pëllumb Meta. Pasi u gjet automjeti, vijoi kontrolli në zonë me anë të dronit, por nuk u gjet asnjë gjurmë nga shtetasi i humbur dhe as ndonjë provë që të lidhej me ngjarjen. Pasi automjeti u gjet i mbyllur, grupi hetues në vendngjarje, vendosi që të bëjë transportimin e makinës për në drejtorinë vendore të policisë”, thuhet më tej. Aty ku u përball me provën e parë, që do të ngrinte dyshimin se ngjarja nuk ishte ashtu sikundër ishte raportuar nga familjarët, por një vrasje e dyshuar.

Nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme e automjetit nuk janë gjendur gjurmë papilare. Tek koka e sediljes së pasagjerit është gjetur një fije floku që është dërguar për ekzaminim si dhe janë përdorur tamponë sterilë për përfitimin e provave biologjike, në disa vende në automjet. Personat e parë që u pyetën në lidhje me zhdukjen e të afërmit të tyre, ishin bashkëshortja, fëmijët dhe vëllai i Pëllumb Metës, por jo vajza e tij, Hygerta. Ata deklaruan se familjari i tyre punonte si roje nate në një parking te tregu i makinave.

“Bashkëshorti im punon si roje nate në një parking te tregu i makinave nga ora 14.00 deri në orën 7.00 të ditës së nesërme. Zakonisht ai punon edhe gjatë ditës duke ndihmuar tregtarët në larjen e makinës, kundrejt pagesës. Ditën e shtunë më datë 10 shkurt, ai ka ardhur në banesë paradite dhe pasi ka ngrënë drekën ka lëvizur për në punë. Të nesërmen ai nuk ka ardhur në shtëpi, as ditën e hënë, ku nuk ka shkuar në punë. Kam folur me shokët e punës, por edhe ata më thanë që nuk ka ardhur në punë, dhe as nuk e hapte telefonin që dilte i fikur. Pëllumbi nuk kishte konflikte, as marrëdhënie me ndonjë femër tjetër”, mësohet të ketë deklaruar në policia gruaja e Pëllumb Metës.

Po ndërsa dha këtë dëshmi, ku me interes është fakti që sipas bashkëshortes së tij, ai nuk ishte kthyer në banesë pasi kishte konsumuar edhe drekën, ajo u kujdes të tregonte për grupin hetues se kjo nuk ishte hera e parë që bashkëshorti i saj largohej nga banesa dhe se ai shpesh humbiste vetëdijen. “Gjatë ditës, Pëllumbi rrinte te lokalet pranë punës, te një furrë buke që kishte edhe lokal. Para disa vitesh ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe është larguar pa vetëdije nga banesa dy herë. Ku njëherë ka shkuar në Krujë ku e ka gjetur policia dhe një rast tjetër ku ka dalë deri në Shetaj të Ishmit. Por që në këto raste telefonin e kishte hapur dhe nuk merrte asnjë mjekim për sëmundjen që shfaqte”, ka deklaruar Blerina Meta.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së 76-vjeçarit në Ksamil

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së 76-vjeçarit në Ksamil

November 29, 2026
29 Nëntori, Shqipëria shënon 82-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë

29 Nëntori, Shqipëria shënon 82-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë

November 29, 2026
Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In