• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës

by Os De
06/10/2025 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, nga Elvis Shkambi. 

“Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 

Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat. 

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave, dëmton  gjithçka që ndërtojmë me punë dhe përkushtim. 

Këshilli thekson se respektimi i pavarësisë dhe sigurisë së magjistratëve është gur themeli i shtetit të së drejtës, përmes të cilit garantohet mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve dhe interesi publik. 

Cënimi i integritetit fizik të gjyqtarëve përbën sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj magjistratëve por edhe ndaj shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, si dhe interesit dhe besimit të publikut. 

Dënojmë me forcë një akt të tillë kriminal, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, denigrimin e figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore. 

Në këto momente dhimbjeje kolektive ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, të afërmit e viktimës dhe kolegët. 

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin e treguar në këtë ditë të vështirë, nga të gjitha institucionet, subjektet dhe individët që shfaqën publikisht respektin e tyre ndaj gjyqësorit”,- shprehet KLGJ. 

 

Next Post
Vrasja e gjyqtarit, GJKKO: Goditje e rëndë dhe kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit

Vrasja e gjyqtarit, GJKKO: Goditje e rëndë dhe kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

July 6, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Rikthehet vala e të nxehtit afrikan, ditët dhe zonat më të nxehta në vend

July 6, 2026
Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

July 6, 2026
“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In