• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vrasja e Gazmend Çollakut, në kërkim ish-shefi i Krimit Ekonomik të Tiranës

by A R
29/01/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet gjyqësore kanë lëshuar një urdhër ndalimi për një tjetër shtetas në lidhje me vrasjen e Gazmend Çollakut në fillim të vitit në Durrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare, raporton Top Channel. I dyshuari është Ervin Dalipaj, ish-shef i krimit ekonomik në Tiranë.

Më herët gjatë ditës, uniformat blu arrestuan të dyshuarin e parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut, shtetasin Denis Shtraza.

Pas një hetimi intensiv forcat policore bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e 33-vjeçarit nga Durrësi, i cili u kap teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria përmes Aeroportit të Rinasit.

Nga analizat e provave materiale policia kishte konstatuar se, Shtraza ishte njeriu që kreu ekzekutimin e Çollakut, ndërsa Dalipaj ka qenë bashkëpunëtor i tij.

***
I kërkuari i radhës për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut vjen nga radhët e forcave të rendit dhe nga poste jo pak të rëndësishme. Top Channel ka ndërtuar një profil të tij:

Ervin Dalipaj, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Profesioni: ish-oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm;

Ish-shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës;

I përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojrat e fatit”.

29 janar 2016. Shpallet në kërkim me shkresën numër 830, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj Dalipaj rëndojnë veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Next Post

Zvicra ka arritur kapacitetin limit për refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In