• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Azem Hajdarit/ Lirohet pas 15 vitesh burg Ismet Haxhia

by Aalison Pearse Stevens
17/03/2016 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ismet Haxhia, një prej të cilësuarve si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u thotë përfundimisht “lamtumirë” qelive të burgut, ku qëndroi i izoluar për më shumë se 15 vite burg. Vëllai i Izet Haxhisë, ky i fundit ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka kapërcyer pragun e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, afro dy muaj më parë, pasi ka përfunduar dënimin e drejtësisë për ngjarjen e 12 shtatorit 1998, që u konsiderua edhe si “vrasja e shekullit”. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bënë me dije për “Gazetën Shqiptare” se Ismet Haxhia u lirua më 21 janar 2016, ditën e hyrjes në fuqi të ligjit “Për amnistinë”, pasi i kishin mbetur më pak se dy muaj burgim, të cilat iu shuan menjëherë, duke i dhënë lirinë. I kontaktuar nga “GSH”, Ismet Haxhia tha se është një qytetar i thjeshtë dhe lirimi i tij nuk përbën asnjë lajm. Ai theksoi faktin se ka shlyer dënimin e drejtësisë dhe se tashmë ka rinisur jetën e tij, pa dhënë ndonjë detaj të mëtejshëm.

Më herët në 2009, gjatë një interviste të gjatë për “GSH”, Ismet Haxhia rrëfente gjithçka dinte lidhur me vrasjen e deputetit. Më vonë, “Gazeta Shqiptare” konkretisht në 2014-ën, ka botuar pjesë nga libri i Haxhisë, “Kronika e dhimbjes”, ku inxhinieri shprehet se vrasja e Azem Hajdarit nuk ishte një vrasje ordinere dhe jepte argumentet e tij. Me lirimin e Ismet Haxhisë, për vrasjen e liderit të demokracisë Azem Hajdari, mbetet prapa hekurave vetëm Jaho Salihi Mulosmani, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutor i deputetit. Ndërsa, Izet Haxhia jeton në Turqi ku gëzon status azilanti politik. Ai qëndroi disa vite në burgjet turke, derisa drejtësia atje vendosi ta refuzonte ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke e lënë në liri të plotë. Mbi supet e Izet Haxhisë rëndon dënimi i pashlyer prej 25 vite heqje lirie.
Vrasja e deputetit
Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme. Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

TE DENUARIT
• Jaho (Salihi) Mulosmani, dënuar me burgim të
përjetshëm për vrasjen e deputetit demokrat Azem
Hajdari, ndodhet në burgun e Burrelit.
• Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i dënuar
me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të PD-së,
Azem Hajdari, ndodhet në Turqi me status azilanti.
• Ismet Haxhia, i dënuar me 20 vite burgim për
vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, liruar
më 21 janar 2016 nga burgu i Peqinit.
• Isamedin Haxhia u dënua me 2.6 vite burg për
armëmbajtje pa leje.
• Fatmir Meta është liruar në sallën e gjyqit, pasi
nuk u gjetën prova dhe fakte që e implikonin në
vrasjen e Azem Hajdarit.

Next Post

Babë e bir vrasin krushkun dhe e grabisin, i shkojnë dhe në varrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In