• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Alkit/ Mbyllet rrethi i faljeve. 20-vjeçari shqiptar jep sot llogari para drejtësisë. Arrestohet bashkëpunëtori i 12-të

by Java News
14/02/2022 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20-vjeçari shqiptar Roxhers Demirazi, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos do të dalë sot para drejtësisë greke ku do të tregojë të gjithë të vërtetën e tij për ngjarjen e rëndë.

Demirazi pas ngjarjes u arratis në Shqipëri por pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar ai vendosi të vetë-dorëzohet në Korçë. Më pas ai iu dorëzua autoriteteve greke nga policia shqiptare pas arrestimit. Seanca do të nisë në orën 13:00.

I dyshuari ishte arratisur në Shqipëri menjëherë pas vrasjes. Pasi u vetë-dorëzua në Policinë e Korçës ai u dërgua në stacionin kufitar të Krystallopigisë, ku u prit nga policia greke, i shoqëruar nga inspektori i përgjithshëm i policisë greke të Greqisë, gjenerallejtënant Konstantinos Skoumas. I riu tashmë do të përballet me drejtësinë dhe pritet të tregojë më shumë për të përfshirët e tjerë në vrasje.

20 vjeçari kërkoi të ekstradohej në Greqi për të rrëfyer, siç thotë ai, të vërtetën sesi skuadra e vdekjes veproi ndaj 19-vjeçarit Alkis dhe dy shokëve të tij.

Përmes avokatit të tij ai e kishte përshkruar rolin e tij si “rajonal”

“Isha ulur në një nga makinat, në sediljen pas pasagjerit. “Nuk kam sjellë asnjë send me vete dhe nuk kam arritur të bëj asnjë goditje reale në kohën kritike kur ka ndodhur ngjarja thelbësore”, mësohet të jetë qëndrimi që shpreh ai.

Sot pritet të mbyllet rrethi i faljeve e më pas pritet të caktohet masa e paraburgimit për 10 të dyshuarit e tjerë si autorë.

Ditën e sotme policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e personit të 12-të të përfshirë në sulmin e ndodhur në zonën Charilaou të Selanikut.

Bëhet fjalë për një të ri grek, 22-vjeç i lindur në Selanik që natën e sulmit ishte drejtuesi i automjetit Volsvagen Polo ku po udhëtonin disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim.

g.kosovari

Next Post
Brenda ‘haremit’ të biznesmenit / Orgji, tortura dhe… Zbulohen krimet e tmerrshme të 64-vjeçarit

Brenda ‘haremit’ të biznesmenit / Orgji, tortura dhe... Zbulohen krimet e tmerrshme të 64-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com