• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Apeli liron nga qelia të afërmit e autorit! Babai i viktimës: Jemi të shkatërruar

by Os De
05/12/2025 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babain dhe xhaxhain e 14-vjeçarit Enedio Guri, ky i fundit vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur më 14 gusht 2025 në fshatin Pirg të Maliqit. 

Edison Guri dhe Roland Guri të cilët u liruan nga qelia, u arrestuan pasi akuzohen për fshehje të krimit. 

Mëshet se Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije Celami, ka ndryshuar masën e sigurisë për të dy këta shtetas nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. 

Ndërkohë, familjarët e viktimës e kanë konsideruar këtë një padrejtësi nga ana e gjykatës dhe kërkojnë kthimin e tyre në qeli. 

Babai i viktimës, Edison Xhejo tha për News24 se Edison Guri dhe Roland Guri duhet të kthehen në qeli. 

“Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?”, u shpreh babai i 14-vjeçarit të ndjerë. 

Kujtojmë se ditën e ngjarjes, Erald Xhejo së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.
Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar. 

Enedio Grui ka ndaluar, ka dalë nga automjet dhe më pas kanë nisur në debatojnë. Gjatë konfliktit mes tyre, adoleshenti ka nxjerrë thikën. Viktima në këto kushte, për t’u vetëmbrojtur ka marë një karrige nga oborri i lokalit për duke e vendosur përpara trupit. 

Por, teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokali. 

Por çfarë thotë bababi i 14-vjeçarit të vrarë? 

Edison Xhejo: Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë Florian Çela i cili ka qenë me autorin në makinë dhe nuk e parandaloi ngjarjen, që ishte i pari, kryesori ka qenë ky. Kur ishte bërë gjyqi, gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Nuk kemi dashur të japim intervista se sa herë flasim nuk durojmë dot. Para pak ditësh mësuam që kishte dalë edhe xhaxhai edhe i ati, i ka nxjerrë apeli. 

Ne kërkojmë drejtësi, deri dje kishim besim tek drejtësia por nuk e di se çfarë mund të bëhet. Nuk e di argumentin, nuk ka dalë vendimi akoma, thjesht një gjyqtare nga Tirana i ka nxjerrë. Avokati tha që për 5 ditë del vendimi ndërkohë kanë kaluar 10 ditë dhe akoma. As ne nuk e dimë përse i ka liruar. Prokuroria kërkoi në fillim burg për të tre këta persona kur tani marrim vesh që ishin liruar, kishin bërë kërkesë në gjykata e apelit në Tiranë. Si mund ta ndjekim këtë çështje?! Vetëm me ligj, me drejtësi, në qoftë se ka drejtësi. Ju bëjmë apel institucioneve ne sa të kemi jetë me këtë çështje do meremi. Ne kemi besim tek drejtësia por edhe shumë jo. Duam të merren institucionet sepse po ndodhin shumë gjëra, si rasti i djalit tonë po ndodhin shumë, ndodhi edhe ajo në Durrës, kanë ndodhur edhe të tjera. 

Djali kishte dalë me shokët, vajti për t’u qethur në Pirg dhe rrugës ishin ndeshur me autorin me makinë. Me ç’më thanë shokët e djalit, i kishin fishkëllyer dhe aty ishin përleshur. Nuk besoj të ishte sherr i paralajmëruar, nuk kishin çfarë ndanin, ishin fëmijë. Jo, asnjë njeri nuk ka ardhur (nga familja e autorit), s’janë munduar. Edhe sikur të kenë dashur, çfarë do kërkojnë? 

Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?” 

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Edhe Ismail Qemalin e penguan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

282 zjarre dhe 15 mijë hektarë të shkrumbuar! Shqipërisë do t’i duhen dekada për të rikthyer pyjet e djegura, dëmi mbi 7 miliardë lekë

August 30, 2026
Poliçan/ 31-vjeçari humb jetën tragjikisht, e zë poshtë dheu gjatë hapjes së pusit të ujit

Poliçan/ 31-vjeçari humb jetën tragjikisht, e zë poshtë dheu gjatë hapjes së pusit të ujit

August 30, 2026
Tragjedi në Qipro/ Përmbyset anija me 267 persona në bord, 6 viktima

Tragjedi në Qipro/ Përmbyset anija me 267 persona në bord, 6 viktima

August 30, 2026
“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

August 30, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 30, 2026
Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

August 30, 2026
Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

August 30, 2026
Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

August 30, 2026
Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

August 30, 2026
SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com