• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Ismail Qemalin e penguan

by Artur Ajazi
05/12/2025 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Ç’po ndodh me ne, që edhe pas 113 vitesh nga shpallja e Pavaresisë, sërish kemi pengesa për të bërë shtet me ligje. Shtet me Kushtetutë, me Kodin Penal, me rregulla dhe administrate të arsimuar dhe qyteteruar. Ç’po ndodh me ne, edhe pas 113 vitesh, po i vëmë molotovin dhe stërkëmbësa qeverisjes, shtetit, kryeministrit, presidentit, gjykatave, prokurorisë, nuk duam dhe përgojojmë ambasadorët, i sulemi gjërave të bukura, investimeve, bëjmë pis shokun, mikun, të afërmin, vetëm për interesa krejt personale.

Edhe Ismail Qemalin kështu e penguan, kështu ju sulën, derisa e helmuan, e hoqën qafe, jo të huajt, por shqiptarët. Nuk donin zhvillimin, nuk donin shtetin e tyre, nuk donin kryeministrin e tyre, nuk donin shkëputjen nga Perandoria Osmane, donin të rrinin ashtu siç ishin, pocaqi dhe me bajraktarë. Kemi 113, që shajmë, ofendojmë, denigrojmë, spërkasim me pështyma dhe molotovë gjithçka shqiptare, të bukur, tradicionale, nuk duam askënd që na qeveris, edhe pse ka fituar majën e pushtetit me vota të lira. Mos ndoshta jemi të qepur dhe të prerë vetëm për diktaturë ?

Kjo pasi Enver Hoxha nuk kishte si ta mbante ndryshe veçse me diktaturë, nuk kishte si ti mbyllte ndryshe gojën edhe antishqiptareve veçse me diktaturë. Ne kemi humbur sensin e jetës, nuk duam asgjë dhe asnjë që është shqiptar. Helmojmë gjithçka ndertohet, gjithçka rinohet, shpifim dhe baltosim njeriun e punës, për zanatin, profesionin, dhe pronën  e tjetrit. Sapo shohim se dikush nis dhe ujdis punëra të mira, i sulemi si shqiponja ta shqyejmë. Sapo nis dikush ta qeverisë siç duhet fshatin, qytetin, shtetin, ne e bëjmë pis, e shajmë e sikterrisim. Sali Berisha mbetet unikal në llojin e tij. Ka 35 vjet që  nëpërkëmb  shtetin, flamurin, dinjitetin, seriozitetin e përkushtimin e shqiptareve.

Ka 35 vjet që pengon dhe i vë “shkopinj nën rrota” qeverive që punojnë, dhe çdo kryeministri që tenton të bëjë shtetin me ligje. Ai shkel ligjet, dhunon Kushtetutën  institucionet, shpif dhe akuzon këdo, që e sheh si  progresist. Ai nuk e do zhvillimin, nuk e do rendin, qetësinë, ai nuk e do, por e lufton  shtetin, zbatimin e ligjit,  pasi ka partner të keqen. I tillë ka qenë edhe Esad Pashai, që ishte gati të digjte gjithë dynjanë për interesat e tij. Ai nuk ngurron të pengojë me çdo mjet antiligjor, qeverinë kundershtare të punojë, të investojë, të ndertojë, të integrojë vendin në Europën aq të ëndërruar, nga rilindasit tanë, dhe vetë Babai i Pavarësisë Ismail Qemali. Gjithmonë Shqipëria ka patur edepsizët e saj, të shiturit e saj, mercenarët e saj, që e kanë penguar dhe luftuar  zhvillimin e vendit, për interesat e tyre krejt personale.

Next Post
VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In