• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Vrasësi më pagesë, besniku i Pablo Escobarit, ende nostalgjik për të

by Java News
28/12/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jhon Jairo Velasquez Vasquez i njohur si “Popeye”, ka qenë një nga vrasësit më famëkeq të narko-bosit Pablo Escobar, kurse për të i ka kryer punët e ndyra duke filluar nga organizimi i atentatit ndaj presidentit kolumbian e deri të rrëzimi i një aeroplani.

Popeye ka pranuar se gjatë “karrierës” së tij ka vrarë 300 persona dhe ka urdhëruar likuidimin e mbi 3 mijë tjerëve, derisa punonte për Escobarin gjatë viteve të 80-ta, transmeton Telegrafi.

Megjithatë për krimet e bëra ai i ka kaluar 22 vite prapa grilave, kurse lirinë pas shumë kohësh e shijoi në vitin 2014. Ai shpesh flet për atë se çfarë ka përjetuar dhe kështu ka zbuluar edhe disa detaje siç ishte rrëzimi i një  aeroplani në vitin 1989.Aeroplani i aviokompanisë “Avianka” po fluturonte nga Bogota në Cali, kur humbën jetën 107 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, dhe tre tjerë kishin pasur f atin e njëjtë në tokë.

Presidenti i atëhershëm kolumbian Cesar Gaviria është dashur të jetë në atë aeroplan, por shefi i sigurimit ishte i brengosur për sigurinë e tij dhe kështu kishin vendosur të mos hipin.

Gaviria konsiderohej si armiku numër një i Escobarit, pasi kishte lejuar që narko-bosët kolumbian të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara. Dhe për këtë arsye Popeye mendoi një plan se si ta “heq nga loja”.

Futi një bombë në çantë, kurse për ta futur në aeroplan ishte angazhuar një burrë tjetër që kishte menduar se detyra e tij do të jetë filmimi i agjentëve të njësitit anti-drogë të SHBA-ve e njohur si DEA.Ata i kishin thënë se brenda çantës e ka një përgjues, që do të duhej të regjistronte bisedat e disa shtetasve amerikanë që ishin brenda aeroplanit. “Kur hapi çantën, e kuptoi se brenda ishte një pajisje shpërthyese”, ka deklaruar Popeye.

“Inxhinieri jonë Cuco Zabala kishte mësuar t’i prodhojë këto bomba nga një separatist bask. E kemi ditur se nëse shpërthen bomba në vendin e gabuar nuk do të ndikoj tek rezervuarët e derivateve, kështu që piloti pa problem do të mund ta shpëtonte fluturaken. Kështu që kemi ideuar efektin domino me derivatin që ishte në krahët e aeroplanit, bombën në çantë si dhe presionin e ajrit brenda kabinës. Një kombinim vdekjeprurës”, ka deklaruar ai.Aeroplani është shkatërruar plotësisht, por Gaviria ka mbijetuar mrekullisht.

“Ndoshta e ka shpëtuar engjëlli mbrojtës”, ka shtuar Popeye.

Vrasësi me pagesë Popeye shumë herë ka thënë se pendohen për krimet e kryera, por deri në fund i ka qëndruar besnik Escobarit i cili u vra në vitin 1993.

“Po të lindte sërish, ju siguroj që unë sërish do të qëndroja pranë tij”, ka thënë për fund Popeye lidhur me rrugëtimin e tij me Escobarin, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
DOKUMENTET/ A mashtroi Basha? Ja hipoteka që depozitoi për lejen apartament 237.6 m2 + 203m2 verandë

DOKUMENTET/ A mashtroi Basha? Ja hipoteka që depozitoi për lejen apartament 237.6 m2 + 203m2 verandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In