• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vranë bashkëatdhetarin me thikë pas përleshjes së dy grupeve, shpallen fajtorë nga gjykata britanike 2 shqiptarët

by Java News
14/07/2023 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shqiptarët Marsid Sinia dhe Mentor Selmani janë shpallur fajtorë për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Armend Xhika në maj të 2021, raporton BBC. Ngjarja ndodhi rreth më 13 maj të vitit 2021 gjatë një konflikti në rrugën Earl Marshal Road Burngreave Sheffield të Anglisë. Gjatë gjyqit në Sheffield Crown Court, anëtarët e jurisë dëgjuan se si një grup burrash, përfshirë Senian dhe Selmanin, takuan Armendin dhe tre miqtë e tij.

Takimi u organizua pas një aksidenti të vogël automobilistik më herët atë ditë, për të cilin Armendi u fajësua. Pamjet e kamerave të treguara gjatë seancës tregojnë Armendin e plagosur bashkë me tre shokët e tij. 22-vjeçarin e dërgoi një shok i tij në shtëpi dhe më pas ia ndërroi jetë në mënyrë tragjike. Sipas dëshmive në seancë, ai kishte pësuar një plagë të thellë 10 cm me thikë në gjoks. Tehu i kishte prekur zemrën, ndërsa kishte marrë edhe katër plagë me thikë në qafë dhe trup. Selmani ishte kapur nga kamerat duke mbajtur një thikë. Të dy shqiptarët akuzohen në përfshirje edhe në sulme të tjera.

E gjithë ngjarja thuhet se nisi për një sqarim në mbrëmjen e 13 majit për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ku ishte përfshirë dhe mjeti që drejtohej nga Xhika. Makina tip  “Vauxhall Insignia” e 22-vjeçarit shqiptar thuhet se ishte përplasur me një “Audi” në Rotherham po atë ditë, por disa orë më herët. Xhika dhe miqtë e tij Durim Dervisanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku mbërritën në vendngjarje disa minuta përpara se të pandehurit të dilnin me bashkëpunëtorët Eljaso dhe Mateo Cela. Mentor Selmani “veproi si rojtar” me një armë në të dy duart ndërsa të pandehurit e tjerë folën me miqtë e Xhikës. Por, gjatë takimit nisi një përplasje e dhunshme, shqiptarët e akuzuar ishin të armatosur dhe gjatë përleshej goditën Xhikën me thikë në gjoks, plagë e cila i shkaktoi dhe vdekjen.

/f.stafa

Next Post
Trembet Vuçiç, fton opozitën për bisedime: Dua të flas, por jo nën presion, shantazh dhe kërcënim

"Qeveria e re e Malit të Zi me shqiptarë e boshnjakë", Vuçiç: Vetëm serbët pa asnjë ministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

October 27, 2026
Sulm me thikë në Mitrovicë, vritet 37-vjeçari, plagoset vëllai i tij. Policia ndalon autorin e dyshuar

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

October 27, 2026
Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

October 27, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Kambalec i Ramës, mban peng PD-në!”- Salianji akuza të forta Berishës: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? I ngjashmi i tij mori zero mandate!

October 27, 2026
Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

October 27, 2026
Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

October 27, 2026
E kërkonte Moska, kapet në Muriqan bashkëpunëtori i kriminelit rus

Spanja e kërkonte për grabitje, arrestohet në Muriqan ‘skifteri’ nga Mamurrasi! Mbante dy identitete, do ekstradohet

October 27, 2026
Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In