• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma miratohet mes debatesh, Neni 3 kalon me votën dyfishe të Xhafajt

by A R
10/05/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi miratoi disa nene që lidhen me detyrimet e Shqipërisë pas anëtarësimit në BE, ndërsa pati përplasje për nenin 6/1 të paketës që ka të bëjë me ndryshimin e amendamenteve në ligjin e ‘dekriminalizimit’.

Komisioni, i mbledhur paraditen e sotme pa praninë e mediave, nisi diskutimin nen për nen të paketës së rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, propozuar nga ekspertet e OPDAT dhe EURALIUS. Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari i komisionit, Eduard Halimi tha se pjesa më e madhe e neneve të diskutuara kishin të bënin me detyrimet e Shqipërisë, pas anëtarësimit në BE.

“Pjesa më e madhe e këtyre neneve kishte të bënte me detyrimet që ka Shqipëria pas anëtarësimit në BE dhe nuk kanë lidhje me reformën në drejtësi. Ekspertët sqaruan të gjithë anëtarët e komisionit se këto norma janë aplikuar edhe në vende të tjera, para se ato të merrnin statusin e kandidatit. Nenet kaluan me disa redaktime të thjeshta”, bëri të ditur Halimi. Ndërkohë, që sipas tij pati debate të forta lidhur me ndryshimin e nenit 6/1 që ka të bëjë me ndyshimin e amendamenteve për dekriminalizimin.

“Qëndrimi i padiskutueshëm dhe i qartë i opozitës ishte se reforma në drejtësi dhe detyra që ka komisioni i posaçëm është që të largojë dhe të dënojë ata persona që kanë kryer krime të tmerrshme dhe që kanë qenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Futja e këtij neni në axhendën e komisionit ishte ‘një atentat’ që kërkohej t’i bëhej reformës në drejtësi. Pati debate, dhe neni u votua ku maxhoranca përdori edhe ‘double vote’, me qëllimin që personat që kanë kryer krime të rënda si trafiku i qenieve njerëzore, i prostitucionit apo armëve të mos kishin një ndalim përjetë, por me një kohëzgjatje të caktuar”, sqaroi Halimi.

Për nenin ne fjalë, mësohet se kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj ka përdorur të drejtën për votë të dyfishtë, për të shmangur një dështim të mundshëm.

Neni 3

Në nenin 6/1 pas fjalës “ndalohet” shtohen fjalët “për një kohëzgjatje të caktuar”

Ndalohet për një kohëzgjatje të caktuar[1] zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cënojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

[1] Opinioni Final i Komisionit të Venecias 824/2015 paragrafi 74

(javanews.al / a.r)

Next Post

"Albanian Airlanes" në proces falimentimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com