• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Albanian Airlanes” në proces falimentimi

by A R
10/05/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka nisur procesin e falimentit për ish-kompaninë ajrore Albania Airlines dhe ka njoftuar kreditorët se duhet të paraqesin pretendimet e tyre brenda 90 ditëve.

Në mars të vitit 2014 kjo kompani dorëzoi në këtë gjykatë kërkesën e falimentit.

Pas procesit gjyqësor u arrit në përfundimin se kishte gjendje paaftësie paguese dhe se emërohet si administratore falimenti znj. Shpresa Berçani.

Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, gjyqtari i çështjes Fatri Islamaj specifikon edhe rezultatet në lidhje me asetet e kompanisë : Pasuritë e shoqërisë “Albanian Airlines” sh.p.k, mbulojnë shpenzimet e procedures e falimentimit. Duke përllogaritur shpenzimet e procedurës së falimentimit, ku përfshihet dhe pagesa e administratores se përkohshme falimentimit, administratorja e përkohshme e falimentimit arrin në përfundimin se pasuria e shoqërisë “Albanian Airlines” sh.p.k, mbulon shpenzimet e procedurës së falimentimit” raporton Monitor.

Gjithashtu në vendim thuhet se: “Të gjithë kreditorët e shoqërisë “Albanian Airlines” sh.p.k., të paraqesin pranë administatores së falimentimit, pretendimet e tyre, brenda 90 ditëve nga shpallja e ketij vendimi. Mbledhja e kreditorëve të shoqërisë “Albanian Airlines” sh.p.k, për raportim, të mbahet brenda 90 ditëve nga shpallja e ketij vendimi. Mbledhja e kreditorëve të shoqërisë “Albanian Airlines” sh.p.k, për verifikim, të mbahet brenda 60 diteve nga përfundimi i afatit të depozitimit të pretendimeve”.

Gjykata vendosi gjithashtu që ky vendim të botohet si në faqen e tatimeve dhe të QKB-së, ashtu edhe në median e shkruar.

Përveç Albania Airlines, në proces falimenti është edhe Belle Air e cila në vitin 2005 lindi pikërisht për ta konkurruar.

Ndërkohë në tavolinën e ekzekutivit shqiptar ka mbërritur edhe drafti i ligjit të ri “Për Falimentin” i cili pritet të sjellë ndryshime të mëdha në këtë fushë, që ende njihet shumë pak në Shqipëri. /a.m.

Next Post

Zhduken 5 ishuj të Paqësorit (a po vjen fundi i botës?)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com