• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vora në udhëkryq – mes unifikimit socialist, apo rikthimit në bastionin demokrat

by A R
21/02/2022 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qytet strategjik, i cili gjendet në kryqëzimin kryesor rrugor të Republikës së Shqipërisë, aty ku lidhet Tirana me Durrësin, por edhe veriu me jugun e vendit.

Sot, tre dekada, pas rënies së regjimit komunist dhe pas kalimit të periudhës më të vështirë të tranzicionit, Vora e gjen veten shumë të ndryshuar, me mjaft arritje, probleme, por edhe me sfida të mëdha.

Me këto të fundit kanë vendosur të përballen tre kandidatët, të cilët garojnë për fronin e kryebashkiakut të Bashkisë së Vorës.

Viti 2019 do të mbahet mend në historinë politike të Vorës si ai kur hegjemonia e demokratëve (e udhëhiqnin nga viti 2003), u thye nga vetë demokratët: Partia Demokratike i bojkotoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Kështu, socialistët do ta kishin të hapur rrugën.

Partia Socialiste (PS) zgjodhi si kryetar Agim Kajmaku.

I menjëhershëm ishte denoncimi i PD-së, së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakë të tjerë të PS-së, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta, pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme, duke u larguar nga detyra.

Por në “rrjetën e dekriminalizimit” në Vorë, do të binin edhe emrat pasardhës të Kajmakut.

Pas drejtimit nga dy nënkryetarët – njëri prej tyre do të shkarkohej – arsyeja: i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një pallati.

Kurse tjetri, kryetari aktual i Bashkisë Vorë, Gentian Picari, do të pezullohej nga Gjykata Administrative, por vendimi u hodh poshtë.

“Strategjia e PS-së” për Vorën

Tanimë, socialistët vijnë me strategji të re, duke zgjedhur një person jo të njohur politikisht.

Kandidati i PS-së, Blerim Shera, psikolog në profesion, njihet për kontributin e dhënë në disa shkolla të vendit.

Ai do të diplomohej në vitin 2013, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit.

Për socialistët, Shera është faktori unifikues, që mendojnë se do t’u sjellë fitoren.

PD/”Shtëpia e Lirisë

Nga ana tjetër qëndron kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku, i cili ka pasur një jetë aktive politike.

Nga viti 2003 deri në vitin 2015, Marku ka qenë kryetar i Komunës Bërxullë.

Po ashtu, ka shërbyer edhe katër vite si nënkryetar i Bashkisë Vorë.

Marku është diplomuar pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Sipas PD-së, lidhja e tij e drejtpërdrejtë në shërbim të komunitetit të Vorës ka filluar si kryetar i Komunës Bërxullë.

“Do të jem gjithmonë në shërbimin të banorëve të Vorës, me lidhje të drejtpërdrejtë me ta”, deklaroi Ymeri gjatë prezantimit të tij në bazën e demokratëve.

Kandidati i tretë, Lulzim Vrana, i cili de facto është përkrahësi i Berishës dhe de juro përfaqësuesi i LSI-së, zgjedhjeve u ka hyrë me përgjegjësi të mëdha.

Vrana, nga aleanca “Shtëpia e Lirisë”, po ashtu, ka pasur një jetë politike aktive.

Angazhimin e tij do ta niste që në vitin 1991, duke qenë një nga nismëtarët e krijimit të degës së PD-së në qytetin e Vorës.

I diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për Ekonomi dhe Politika agrare, ka punuar si ekonomist.

Ai ka shërbyer si kryetar në degën 13, që përfshin Bashkinë, për të cilën kandidon dhe ish-komunat e saj.

Vrana është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar në selinë blu.

Ndryshe nga kandidatët e tjerë, në retorikën e Ymerit, nuk njihet fjala humbje.

“Objektivi im është se qenia si qytetar i parë, unë do të punoj për ta. Unë do të jem kryetar dhe do të arrij që ta fitoj këtë bashki. Do kemi kontakte dhe me demokratë të tjerë. Po të jemi të bashkuar mund të arrijmë fitoren”, deklaroi ai që në zgjedhjen e tij si kandidat.

6 mars 2022

Vora do të shpallej bashki në vitin 1962.

Pas kësaj ngjarjeje, njësia administrative që shohim sot u formua nga entitete të ndryshme, rajonin e Marikajt të lidhur më tepër me zonën e Shijakut dhe zonën përreth qytetit të sotëm të Vorës të lidhur me krahinën e Tiranës.

Bashkia e Vorës ka tre njësi administrative, qendrën e saj Vorën dhe njësitë administrative Prezë e Bërxullë.

“Fokus te puna dhe në shërbim të banorëve”.

Kjo është pika ku takohen të tre kandidatët, por sekush do ta fitojë fronin e kryebashkiakut mbetet për t’u parë më datë 6 mars, e cila do të dekretohej nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme.

Përveç Vorës, janë edhe pesë bashki që “do të riformatohen” ose do të zgjasin mandatin e tyre ekzistues – Shkodër, Lushnjë, Dibër, Durrës dhe Rrogozhinë.

Por, ndryshe nga bashkitë e lartpërmendura, Vora do të kalojë edhe një “sfidë” tjetër: votimi elektronik.

(Albanianpost.com)

Next Post
Ndotja e Adriatikut me qese plastike/ Kroacia akuzon Shqipërinë dhe ankohet në KE

Ndotja e Adriatikut me qese plastike/ Kroacia akuzon Shqipërinë dhe ankohet në KE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buza iku, për të mbetur Kujtim

Buza iku, për të mbetur Kujtim

August 31, 2026
Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete

Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete

August 31, 2026
“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

Përballja Rusi-NATO në Arktik, Lavrov: Aktiviteti i Aleancës në veri, “agresiv”!

August 31, 2026
Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

August 31, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja

E rëndë në Kavajë, 49-vjeçari me motor ndërron jetë në vend pas aksidentit me një makinë

August 31, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

August 31, 2026
Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

August 31, 2026
Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

August 31, 2026
Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com