• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vokshi: Edhe unë nuk ndihem mirë që jam para liderit shpirtëror në listë…

by A R
31/05/2017 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në Report Tv deklaroi se lista e Bashës është e harmonizuar me kontributet në parti dhe shoqëri.

“Republika e re kërkonte edhe një ekip të ri, që ndërthur pjesën e vjetër dhe me eksperiencë me pjesën e re, disa figurave të shkëlqyera, por kemi edhe të rinj fantastikë.

Të gjithë prisnin ndryshime, numri i 24 i largimeve nuk do të thotë asgjë. Le të shohim personat që udhëheqin listën në të gjitha qarqet.

Mua më vjen keq dhe çudi, se në fakt listat po diskutohen me dy standarde. Kur nxori listën PS, kishte a ka kriminelë? Askush nuk diskutoi shkollimin e kandidatëve. Listat duhet shqyrtuar njëlloj, por kjo listë do t’i sjellë fitoren PD” deklaroi ajo.

Duke u ndalur te përjashtimet e gardës së vjetër dhe të ‘rebelëve’ ndaj Bashës në PD, Vokshi tha se debati dhe kërkesa e këtyre për shkarkimin e kryetarit të PD duhet të bëhet pas zgjedhjeve.

Ajo vazhdoi më tej duke thënë se edhe brenda radhëve të tyre ka mos përputhje të asaj që duhet bërë.

“Edhe brenda kolegëve të mi, që nuk janë më në lista ju keni parë që ka mos përputhje të asaj që duhet bërë.

Unë nuk dua ta komentoj, pasi nuk i shërben PD, cdo lloj debati fare mirë mund të vazhdojnë në një moment të dytë.

Nëse do të ketë kërkesë, pas zgjedhjeve forumet duhet ti shqyrtojnë në bazë të statutit për cdo lloj kërkese, jo vetëm të Imamit, Topallit, Bodes dhe të tjerëve.

Pas zgjedhje kanë të drejtë për cdo lloj shqetësimi në institucionet e partisë” tha ajo.

Vokshi: Nuk ndihem mirë që jam në listë para Berishës
Përsa i përket listës, Vokshi deklaroi se Basha i ka vlerësuar gratë, ndryshe nga Rama dhe nuk ndihet aspak mirë që në listën e Tiranës është para Berishës.

“Edhe unë nuk ndihem mirë që jam në listë para Berishës, ai është lideri shpirtëror i Partisë Demokratike.

Entuziazmi në terren është shumë i madh, njerëzit na ndalojnë në rrugë dhe janë të kënaqur që jemi në zgjedhje”.

Vokshi: Mjekët presion pacientëve për votat
Në vijim të intervistës në Report Tv, Vokshi deklaroi se administrata vazhdon presionin për fushatën, ndërsa denoncoi edhe një rast, ku sipas saj një mjeke i kishte kërkuar pacientes që t’i jepte votën, pasi në të kundër nuk do t’i jepte recetën e ilaçeve.

“Në zonën time te dega numër 7 një mjeke merrte në telefon pacientët dhe u kishte thënë se nëse nuk më jep votën nuk të jap recetën e ilaçeve të rimbursueshme për vjehrrën.

Për këto lloj denoncimesh dhe përdorimi të administratës po flasim ne. Unë i bëj thirrje cdo qytetari që nëse ka presion për votën në cdo qendër punësimi të na informojë, pasi kemi raste të faktuara, që kanë shkuar edhe për procedim penal.

Të tjera denoncime ua kam dërguar ministrave dhe cdo kush do të marrë dënimin që meriton, por qytetarët duhet të kenë parasysh që dënohet edhe ai që e shet votën, në bazë të ndryshimeve të fundit, rrezikojnë një vit burg më minimalja’ përfundoi deputetja e PD./Shqiptarja/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In