• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

by E B
13/07/2026 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia, ka prezantuar më 9 korrik 2026 një zhvillim të ri në teknologjinë 5G, i njohur si “Network Slicing”, një zgjidhje e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale dhe e zhvilluar nga Grupi Vodafone. Ky inovacion konfirmon edhe njëherë pozicionimin e Shqipërisë si treg i rëndësishëm inovacioni në implementimin e teknologjive më të avancuara të konektivititetit.

E zhvilluar në partneritet me Nokia-n, kjo zgjidhje kombinon rrjetin “5G ‘Standalone’ të Vodafone-it me kapacitetetet e avancuara të inteligjencës artificiale duke mundësuar menaxhim më inteligjent të burimeve të rrjetit dhe duke krijuar bazat për një gjeneratë të re shërbimi dixhital me performancë siguri dhe besueshmëri më të lartë.

“Inovacioni ka qenë gjithmonë në qendër të ambicies së Vodafone Albania për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme të lidhjes dixhitale. Ndërsa kërkesa për shërbime dixhitale vazhdon të rritet, rrjetet inteligjente do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në ofrimin e një lidhjeje më elastike, më efikase dhe më të përshtatshme. Ky demonstrim pasqyron angazhimin tonë për të eksploruar teknologjitë që do të ndihmojnë në formësimin e së ardhmes së infrastrukturës dixhtale, duke forcuar njëkohësisht pozicionin e Shqipërisë si treg inovacioni brenda Grupit Vodafone.” – u shpreh Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania.

Roli i Inteligjencës Artificiale në këtë kombinim është të analizojë në të njëjtën kohë kushtet e rrjetit dhe informacionin nga bota reale, gjë që do të rezultojë në autonomi për të marrë vendime të cilat optimizojnë performancën në kohë reale.  Kjo bën të mundur që të shmangen konfigurimet e paracaktuara. Në vend të tyre, Inteligjenca Artificiale analizon rrjetin në kohë reale dhe rishpërndan burimet aty ku nevojitet më shumë. Kjo analizë ndihmon jo vetëm në identifikimin e mungesave të rrjetit, por mundëson edhe një lidhje interneti më fleksibël, të përshtatur sipas nevojës.

“Teknologjia Agentic AI sjell një nivel të ri inteligjence në ‘network slicing’. Duke kombinuar analizën e thelluar të rrjetit me të dhëna kontekstuale nga bota reale, ne mundësojmë rrjete që mund të nxjerrin përfundime, të vendosin dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur. Së bashku me Vodafone Albania, po demonstrojmë se si kjo aftësi mund të hapë modele krejtësisht të reja shërbimi dhe të nxisë valën e ardhshme të inovacionit 5G.” – nënvizoi, Pallavi Mahajan, Chief Technology and AI Officer, Nokia.

Ky inovacion teknologjik në fushën e biznesit përfaqëson një hap domethënës drejt të ardhmes së lidhjes së internetit, që dëshmon se si inteligjenca artificiale do të bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e infrastrukturës së ekonomisë dixhitale.

Shërbimet dixhitale vijojnë të zgjerohen dhe kërkesa për lidhje interneti, rrjetet duhet të evoluojnë përtej thjesht transmetimit të trafikut. Në të ardhmen, brezi i ri i infrastrukrës celulare do të jetë në gjendje të kuptojë dhe optimizojë automatikisht performancën e rrjetit pa qenë e nevojshme për ndërhyrje manuale.

Prezantimi i “network slicing” me inteligjencë artificiale tregon se si rrjetet e së ardhmes mund t’i përgjigjen në mënyrë dinamike situatave të ndryshme, duke mbështetur aplikime të tilla si:

  • Lidhje e qëndrueshme për bizneset që operojnë shërbime kritike (mission-critical), siç mund të jenë aeroportet apo shërbime që kanë nevojë për siguri të lartë dhe koordinim të shpejtë
  • Shpërndarje inteligjente e burimeve gjatë ngjarjeve të mëdha publike, si koncerteve apo eventeve
  • Më shumë fleksibilitet i rrjetit gjatë kërkesave në raste të paparashikuara
  • Menaxhim më efikas i kapacitetit të rrjetit përmes automatizimit me inteligjencë artificiale

Ky partneritet rikthekson angazhimin e vazhdueshëm të Vodafone Albania për të investuar në inovacion dhe për të eksploruar teknologjitë që do të formësojnë brezin e ri të infrastrukturës dixhitale.

Duke bashkuar lidhjen dhe inteligjencën artificiale, Vodafone Albania dhe Nokia po hedhin hapat e parë në ndërtimin e themeleve për shërbimet e së ardhmes, që do të sjellin përfitime për bizneset, institucionet publike dhe shoqërinë, ndërsa transformimi dixhital po evolon me ritme të shpejta.

Next Post
Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

September 3, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

LIVE! Rama flet para ministrave dhe deputetëve: “Pasqyrë Albania”, një kontratë kushtetuese

September 3, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

September 3, 2026
I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

September 3, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

September 3, 2026
U ekzekutua sot në Mirditë, të vëllain ia vranë tre vite më parë! Si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy fiseve për një parakalim

U ekzekutua sot në Mirditë, të vëllain ia vranë tre vite më parë! Si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy fiseve për një parakalim

September 3, 2026
Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

September 3, 2026
“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

EMRI / Atentat në Mirditë, një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve

September 3, 2026
Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit? Avokati: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit? Avokati: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu

September 3, 2026
Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com