• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pamjet në Ukrainën Lindore tregojnë trupat ruse në kufi/ VOA: “Ka të shtëna, po vendosin mina”

by Java News
12/02/2022 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria ukrainase thotë se numri i sulmeve me artileri në kufirin midis Ukrainës dhe rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, të pushtuara nga Rusia, ka rënë megjithëse Moska vazhdon të grumbullojë trupa brenda kufirit të saj. Gazetari i Zërit të Amerikës, Victor Lymar shkoi në këtë rajon dhe bisedoi me disa nga banorët që shpresojnë se do të ketë paqe, megjithatë po përgatiten për luftë.

Në Zolotoe, një qytet në rajonin Luhanskut, ushtarët ukrainas po ndjekin me vigjilencë situatën.

“Ka disa të shtëna. Pra, nëse dal nga llogoret mund të goditem me plumb në kokë”, thotë Oleksandr, një ushtar ukrainas.

Në këtë zonë jetojnë edhe civilë dhe të shtënat me armë zjarri janë të zakonshme. 70-vjeçarja Aleksandra Gerasimova thotë se ajo është mësuar me të shtënat, por bagëtitë e saj jo.

“Ja, shikoni, kjo u dëmtua në vitin 2017. Nuk kishim asnjë dritare, u detyrova të vija dritare të reja. U dëmtuan edhe këto të tjerat, nuk më ngeli asgjë pasi ra një raketë këtu”, thotë ajo.

Në oborrin e shtëpisë së Nikolait ra një raketë disa javë më parë. Një banor i Stanytsia Luhanskas thotë se aty ka edhe mina.

“Këtu po vendosin mina. Këtu gjeja litarë të minave. Nuk e di se si përdoren ato”, thotë Nikolay.

Ushtria ukrainase thotë se Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut po vendos mina tokësore kundër personelit ushtarak, të cilat janë të ndaluara jo vetëm nga Marrëveshja e Minskut, por edhe nga konventat ndërkombëtare.

“Ne kemi parë instalimin e minave tokësore të llojit POMZ-2. Ato përdoren nga Rusia dhe shumë prej tyre po përdoren tani nga grupet e paligjshme militante. Ato po përdoren jo vetëm kundër ushtrisë sonë, por edhe kundër civilëve”, thotë Denis, një ushtar ukrainas.

Vetëm pak javë më parë, fshati Novo zva nivka në rajonin e Luhanskut ishte në shënjestër të sulmeve dhe të shtënave me armë zjarri. Është relativisht qetë këtu tani, megjithatë ushtria ukrainase ka vënë re disa lëvizje.

“Ata kanë filluar të lëvizin. Ne i shohim të ecin pa frikë, dhe këto ditë madje mund t’i shoh edhe me municion rreth kraharorit”, thotë Viktor, një ushtar ukrainas.

Sipas shërbimeve të zbulimit të Ukrainës, trupat ruse po stërviten në mënyrë aktive. Dhe ato kanë ngritur njësi artilerie pranë kufirit.

“Ata kanë përmirësuar stërvitjen e njësive të artilerisë në poligonet e qitjes të vendosura në territoret e pushtuara përkohësisht”, thotë Bogdan, një ushtar ukrainas.

Ushtria ukrainase thotë se nuk do të habitej nëse një ditë i sheh topat në këto poligone të kthyer në drejtim të tyre. Por ata thonë se nuk janë në panik, përkundrazi ata janë të përgatitur për çdo situatë./VOA

Next Post
Punime në Lotin 3 në Unazën e Madhe/ ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët: Ja si devijon trafiku nga e hëna

Devijimi te Unaza e Madhe në Tiranë/ Ja si do të drejtohet trafiku nga e diela!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

July 28, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

July 28, 2026
“Epsteini” ynë

Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit

July 28, 2026
“Vuaj nga kleptomania akute”, Balla ironizon Shehajn me video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

“Vuaj nga kleptomania akute”, Balla ironizon Shehajn me video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

July 28, 2026
“Shqipëria po fiton terren dhe kjo i pengon disa”, analisti: Veprimi i Shehajt dëmtoi imazhin e vendit

“Shqipëria po fiton terren dhe kjo i pengon disa”, analisti: Veprimi i Shehajt dëmtoi imazhin e vendit

July 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A doni vërtetë ndryshim: E kemi para syve!

July 28, 2026
Ukraina synon të prodhojë raketa Patriot me licencë, Zelensky: E diskutuam me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ukraina synon të prodhojë raketa Patriot me licencë, Zelensky: E diskutuam me Trump në Shtëpinë e Bardhë

July 28, 2026
Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4 mijë persona dhe paralizohen 14 500 biznese

Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4 mijë persona dhe paralizohen 14 500 biznese

July 28, 2026
Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

July 28, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com