Forcat ukrainase përdorën 11 lloje raketash dhe dronësh të prodhimit vendas në operacionin kundër Urës së Krimesë. Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Operacioni u planifikua dhe koordinua për disa javë nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Në fazën e fundit, të shtatën, dronët Palianytsia goditën pjesën rrugore të urës, ndërsa raketat Neptune, Ruta dhe FP-5 Flamingo shënjestruan pjesën hekurudhore.
Sipas Zelensky-t, goditja u krye me drejtim të kontrolluar dhe komunikimi u ruajt deri në momentin e përplasjes.









