• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VMRO-ja e mërzitur: Drafti për gjuhët vetëm për shqiptarët

by Java News
17/11/2017 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i së mërkurës i parlamentit të Maqedonisë për miratimin në votimin e parë (në Maqedoni ligjet votohen dy herë) të projektligjit për përdorimin e gjuhëve, ka krijuar përshtypjen se Marrëveshja e Ohrit po përmbyllet, pas kaq vitesh.

Deputetët e shumicës parlamentare ku bëjnë pjesë Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët me Rilindjen Demokratike Kombëtarë, por edhe deputetët e Lëvizjes Besa dhe një deputete e Partisë Demokratike Shqiptare e ngritën numrin në 66 të ligjvënëseve që votuan pro ligjit, ndërsa 41 deputetë opozitarë të VMRO-DPMNE-së votuan kundër.

Këta të fundit kanë paralajmëruar një numër të madh propozim amendamentesh për në fazën e dytë të debatit mbi ligjin.“Do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë e mundshme demokratike brenda parlamentit, që në fazën e fundit të ndikojmë në mënjanimin e lëshimeve në këtë ligj”, u shpreh Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-ja vlerëson se me këtë ligj avancohet vetëm një komunitet etnik, përkatësisht shqiptarët, por jo edhe pakicat e tjera si turqit, romët, serbët, vllehët, etj.

Partia po ashtu mendon se gjuha shqipe detyron administratën edhe në komunat ku nuk jeton asnjë shqiptar në lindje të vendit, që të krijojë kushte, të panevojshme sipas partisë, për përdorimin dhe zbatimin e saj; ndërsa partia ngul këmbë në përcaktimin e shkallës së përdorimit zyrtar të shqipes në nivele të caktuara, por jo zyrtarizimin e saj në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, BDI në pushtet e quan si gjuhë të dytë zyrtare shqipen në të gjithë Maqedoninë, por ekspertë të fushës vlerësojnë se bëhet fjalë për avancim të përdorimit të saj dhe jo zyrtarizim, apo gjuhë e dytë zyrtare në vend.

Komisioni parlamentar për Çështje Evropiane ka caktuar datën 22 nëntor për të debatuar mbi propozim-ligjin. Debati në këtë komision zgjat tre ditë. Pastaj propozimi kalon në Komisionin parlamentar juridik-ligjvënës dhe më pas në seancë plenare për votim të dytë.

Gjuha shqipe me ligjin e ri pritet të ketë avancim në përdorimin e saj në organet më të larta shtetërore, gjyqësore, në institucionet publike dhe ato lokale. Aktualisht, kryetari i parlamentit, duke qenë shqiptar, nuk ka të drejtë që seancat t’i drejtojë në gjuhën e tij amtare.

Shqiptarët, sipas statistikave zyrtare përbëjnë 25 përqind të popullsisë së Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit që rezultoi pas një konflikti të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare maqedonase në vitin 2001 ngërtheu brenda vetes një sërë ligjesh që ngritnin pozitën e shqiptarëve në vend, por gjuha shqipe pati mbetur gjatë kohë me një status të cunguar, duke nxitur pakënaqësi të shumta tek popullata shqiptare në Maqedoni.

Kryeministri i ri Zoran Zaev pati bërë premtime qysh gjatë fushatës zgjedhore të dhjetorit, 2016 se do të angazhohej për zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në vend, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
‘E doja si e droguar’, shqiptari ‘çmend’ amerikanen në facebook, por ajo zbulon…

'E doja si e droguar', shqiptari 'çmend' amerikanen në facebook, por ajo zbulon...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In